SERBI- Mbi 20 persona mendohet se kanë gjetur vdekjen në Bosnje-Heregovinë dhe Serbi nga përmbytjet që kanë përfshirë këto vende ditët e fundit. Në të dy vendet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe me mijëra banorë kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të katastrofës që mendohet të jetë më e rënda në 120 vitet e fundit.
 
Shkarjet e dheut kanë varrosur shtëpitë në Bosnje dhe njoftimet thonë se 16 persona mund të kenë gjetur vdekjen. Autoritetet kanë paralajmëruar se përmbytjet mund të përfshijnë edhe zonat me tokat e minuara gjatë luftës civile në vend dy dekada më parë.
 
Një periferi e kryeqytetit serb Beogradit është përmbytur dhe 8 persona raportohet të jenë mbytur. Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç është shprehur për gazetarët se trupat e parë të pajetë u gjetën në Obrenovac, zona më e goditur e katastrofës në jugperëndim të kryeqytetit, dhe druhej se ende do të gjendeshin trupa të tjerë.
 
Ai u shpreh se numri i të vdekurve mund të mos bëhej publik derisa ujërat të tërhiqeshin. Në disa zona niveli i ujit arriti katin e dytë të shtëpive.
 
BOSNJE E SERBI 4 MIJË TË EVAKUUAR NGA PËRMBYTJET
Rreth 4 mijë persona janë evakuuar nga qyteti i Obrenovacit në Serbi dhe janë çuar në vendstrehime, ndërkohë që niveli i ujërave nga përmbytjet vazhdon të rritet.

Në Bosnje dhe Serbi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pas përmbytjeve më të mëdha që janë shënuar 120 vitet e fundit.

serbi permbytje
(Në foto: Pamjte të katastrofes natyrore në Bosnje-Heregovinë dhe Serbi)  Foto të tjera
Të paktën tre persona mbetën të vdekur nga katastrofa natyrore dhe mijëra të tjerë u shpërngulën nga shtëpitë e tyre.

Shumë fshatra dhe qytete kanë mbetur të izoluara. Në disa zona të Bosnjës pati rrëshqitje dheu dhe autoritetet kanë paralajmëruar se përmbytjet mund të përfshijnë edhe zonat me tokat e minuara gjatë luftës civile në vend dy dekada më parë.

serbi permbytje

Redaksia Online
(e.s/xh.k/shqiptarja.com)