Kombet e Bashkuara shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në Gaza pas 2 ditë përmbytjesh të mëdha. Ndonëse nuk janë raportuar viktima, mësohet të jenë evakuuar qindra persona si dhe 63 shkolla janë mbyllur.
Shirat e dendur që nisën që të mërkurën goditën territorin e vogël në një kohë shumë të vështirë, ku mijëra familje jetojnë ende në strehimore apo rrënojat e shtëpive të tyre pas konfliktit 50 ditor të verës së këtij viti që la të vdekur mbi 2 mijë persona.
Në shumë prej lagjeve të qytetit banorët përballen me një dimër të ftohtë dhe pa energji elektrike.
“Jemi shumë të shqetësuar në lidhje me stuhitë e rënda pas një shkatërrimi të paprecedentë nga konflikti i fundit. Jemi veçanërisht të shqetësuar për ato familje që ende kërkojnë strehim për t’u përgatitur për muajt e dimrit”, thonë zyrtarët e OKB-së.
Në muajin tetor, donatorët ndërkombëtarë u zotuan për të dhuruar 5.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com