Gjendje e rënduar në Kaliforni/ Stuhi masive pushtojnë vendin, alarmi i parë në Los Angeles që nga viti 1989

Gjendje e rënduar në Kaliforni/ Stuhi masive pushtojnë vendin, alarmi i parë në Los Angeles që nga viti 1989

Pamje nga situata në Kaliforni

Një stuhi e madhe bore ka goditur  Kaliforninë Jugore, ndërsa në Los Anxhelos është dhënë një paralajmërim stuhie që nuk ka ndodhur që nga viti 1989. Autostradat dhe shtëpitë kanë qenë të bllokuara dhe mjetet e largimit të borës janë gjithë kohën prezentë në terren. Bora ka mbuluar rrugët në të gjithë vendin dhe është bërë e vështirë për kalimin e automjeteve.

Paralajmërimet për stuhi janë lëshuar gjithashtu për qarqet e Los Angeles dhe Ventura deri të shtunën pasdite. Niveli i borës ka arritur deri në 5 metra në disa zona e në disa të tjera edhe më shumë.

Rreshje të dendura shiu ranë  të premten pasdite në Los Anxhelos dhe përmbytjet bënë që shumë rrugë të bllokoheshin dhe të ishin të paaksesueshme nga mjetet. Ky ishte niveli i dytë më i lartë i paralajmërimit për përmbytje.

Mbi 6 milionë njerëz janë të frikësuar dhe janë paralajmëruar për përmbytjet dhe situatën e vështirë nga bora në vend, duke përfshirë qendrën e Los Angeles, Pasadena, Beverly Hills, Burbank dhe Santa Barbara. Stuhia ka vënë më shumë se 20 milionë njerëz nën vëzhgimin e përmbytjeve dhe më shumë se 30 milionë njerëz nën alarmin e erës së fortë në të gjithë Kaliforninë Jugore – afërsisht dy muaj pasi vendi u përball me  përmbytjeve vdekjeprurëse

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës