TIRANE- Tre gjeneralët Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, të shkarkuar pak ditë më parë nga presidenti dolën në një konferencë për shtyp paraditen e sotme për t’i kërkuar një reagim publik dhe shpjegim publik presidentit Nishani për firmosjen e 3 dekreteve të lirimit të tyre nga detyra dhe që nuk janë të mbështetura në asjë ligj.
Për 3 gjeneralët presidenti i ka lejuar vetes të nxjerrë dekretin në shpërfillje absolute të ligjeve dhe i kërkojnë të japë shpjegime publike për dekretet, pasi “heshtja është e pakuptimtë e papranueshme dhe e dëmshme”
"Dekretet janë të paligjshme, bazohet në faktin se presidenti i ka lejuar vetes të nxjerrë dekretin në shpërfillje absolute të ligjeve. Nuk iu referua ligjit me nr 9171, datë 22. 1 . 2004 për gradat dhe karrierën ushtarake të FA as dhe vetëm formalisht. Tashmë që dekretet janë publikuar me vonesë kushdo e ka të lehtë të verifikojë. injorim i ligjit nga presidenti dhe Komandati i FA kërkojmë minimalisht shpjegime zyrtare e publike nga ana e tij. Kjo shpërfillje të zgjojë vëmendjen instancave dhe publikun.
E pyesim ministrin e Mbrojës dhe president: A mund të citoni në ligjeratë të drejtë për FA dhe NATO e popullin nenin për të cilin jeni referuar për propozimet dhe vendimet tuaja. Mendojmë se Presidenti ka shpërfillur ligjin dhe vendimet e formës së prerë të gjykatës që e ka shpallur të paligjshmë një praktikë të ngjashme të realizuar para disa kohësh. E pyesim publikisht a mund të sqaroni Forcat e Armatosura se cdomethënie kanë për ju vendimet e gjykata... Gjykojmë se shpërfillja totale, ju kompromenton rëndë"- tha gjeneral Sandër Lleshi në emër të 3 gjenarëve të shkarkuar nga presidenti Nishani.
A MUND T’I SHPJEGONI FA SE CILA ISHTE URGJENCA PËR TË KRIJUAR VENDET BOSH
"Vendimet e Presidentit vetëm për të liruar gjeneralët nga detyra dhe mos dekretimi i zëvedësuesve në vendet përkatëse përbën precedent serioz. Gjeneralët e shkarkuar kanë ushtruar detyrë të rëndësishme. Pozicionet e tyre nuk mund dhe nuk duhet të liheshin bosh ngutja për të lënë vende bosh në strukturat e lartë të FA është e pajustifikueshme dhe pasojat mund të jenë të konsideruesheve. A mund t’i shpjegoni FA se cila ishte urgjenca për të krijuar vendet bosh."
LLESHI: NUK DIME ARSYET, PER SHKARKIMIN TONE SU INFORMUA AS USHTRIA
"Ne nuk mund të themi me saktësi se e dimë arsyen e shkarkimit", - tha Lleshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. - " Motivin e di vetëm ai që e ka marrë vendimin. Motive është i aluduar, jo i shkruar. Të kërkohet në të gjithë legjislacionin e Shqipërisë dhe nuk gjendet asnjë arsye ligjore që e mbështet Presidentin. Arsyet përtej ligjit ne u munduam t’i themi. Ne sot jemi këtu sepse kemi detyrimin moral para opinionit publik. Mund t’ju vë në dispozicion edhe një fakt tjetër për t’ju treguar përmasën e kësaj që ka ndodhur. Në gazetën e sotme “Ushtria”, edhe një javë pas lëvizjes së gjeneralëve, në këtë revistë nuk është shkruar asnjë rresht; pra, media e ushtrisë as nuk i njofton ushtarakët e saj për largimin tonë. Në kushtet kur mediat e tjera ndoshta e tepruan, revistës “Ushtria” i takonte të bënte një gjest minimal njoftimi. Është një fakt i vogël, po shumë domethënës."
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com