Gjenerali amerikan: SHBA vlerëson furnizimin e Ukrainës me bomba thërmuese! Ofensiva e Ukrainës kundër forcave ruse do sjellë rezultate

Gjenerali amerikan: SHBA vlerëson furnizimin e Ukrainës me bomba thërmuese! Ofensiva e Ukrainës kundër forcave ruse do sjellë rezultate

1688202617_gjenera.JPG

SHBA po vlerëson furnizimin e Ukrainës me bomba thërrmuese prej shumë kohësh, tha Gjenerali Mark Milley, komandanti i shtatmadhorisë amerikane. Ai theksoi më tej se trupat ruse po i përdorin tashmë në Ukrainë dhe se forcat e Kievit i kanë marrë tashmë këto municione nga aleatët e tjerë.

Deklarata vjen pasi zyrtarët ukrainas kanë shprehur zhgënjimin e tyre ditët e fundit, duke i bërë thirrje Uashingtonit dhe Perëndimit që t'i ofrojnë armatim më të avancuar për të ndihmuar në shkatërrimin e pozicioneve mbrojtëse ruse dhe për të rimarrë më shumë territor.

“Ukrainasit i kanë kërkuar, vendet e tjera evropiane i kanë siguruar, rusët po i përdorin", tha Milley, duke shtuar se nga ana e SHBA-së "ka një proces vendimmarrjeje në vazhdim".

Gjenerali nuk pranon se kundërofensiva e Ukrainës po ecën ngadalë.

Do të sjellë rezultate, edhe nëse do të duhen gjashtë deri në tetë javë përpara se forcat ukrainase të bëjnë përparime më thelbësore.

Lufta në letër dhe lufta e vërtetë në terren janë dy gjëra të ndryshme", tha komandanti i shtatmadhorisë amerikan, Gjenerali Mark Milley, gjatë një diskutimi në Uashington të premten.

"Fakti që po ecën më ngadalë nga sa parashikuan njerëzit nuk më befason aspak", tha gjeneral Milley  duke vënë në dukje se forcat ukrainase po "përparojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar".

“Do të jetë shumë e vështirë, shumë e gjatë, shumë e përgjakshme dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë", tha ai.

Bombat thërmuese janë predha të cilat hapen në ajër dhe hedhin predha më të vogla mbi një zonë shumë më të gjërë. Përdorimi i këtyre armëve  kundërshtohet nga një numër organizatash humanitare, të cilat thonë se ato kanë një shkallë të lartë dështimi dhe shpesh shkaktojnë viktima në mesin e civilëve.

Nuk është i qartë çfarë qëndrimi do të mbanin vendet e NATO-s nëse SHBA do të furnizonte Ukrainën me këto armë, pasi më shumë se  2/3 e 30 shteteve të Aleancës kanë firmosur një konventë në 2010 që ndalon përdorimin e tyre. Ndërkohë SHBA, Rusia dhe Ukraina nuk e kanë firmosur këtë konventë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gjenerali amerikan: Po vlerësojmë mundësinë e furnizimit të Ukrainës me bomba thërmuese! Rusët sulmojnë urën e lumit Dnieper


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër