Gjenerali amerikan: Talebanët janë të pamëshirshëm

Gjenerali amerikan: Talebanët janë të pamëshirshëm

Talebanët janë të pamëshirshëm ka deklaruar shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley duke theksuar se është ende e vështirë të përcaktohet nëse ata do të ndryshojnë në të ardhmen.

"Nëse ata ndryshojnë apo jo, mbetet për t'u parë." Ai sugjeroi që marrëveshja e fundit me talebanët në aeroportin e Kabulit nuk ishte domosdoshmërisht një model për të ardhmen.

"Në luftë duhet bërë ajo që duhet për të zvogëluar rrezikun për misionin dhe jo domosdoshmërisht atë që dëshironi të bëni," tha Milley.

Edhe pse gjenerali nuk mohoi një bashkëpunim me ta në të ardhmen për operacione kundër terrorizmit. Miller theksoi se aktualisht sfida më e madhe mbetet mposhtja e shtetit islamik.

Ai përmendi në mënyrë specifike luftimin e grupit militant Shteti Islamik Khorasan, i cili mori përgjegjësinë për sulmet e javës së kaluar jashtë aeroportit të Kabulit, në të cilën humbën jetën të paktë 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani të martën, pas 20 vjetësh prani në këtë vend. SHBA dhe aleatët pushtuan Afganistanin në vitin 2001, për të rrëzuar talebanët nga pushteti, por pak ditë para largimit të forcave aleate ata u rikthyen në pushtet.  Grupi ka qenë në krye të Afganistanit edhe gjatë viteve 1990, kur ka sunduar me një interpretim të ashpër të ligjit islamik. Gjenerali Milley foli në një konferencë për media bashkë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Austin tha se nuk dëshiron të bëjë ndonjë parashikim për bashkëpunimin e ardhshëm me talebanët, por shtoi se fokus i SHBA-së do të mbetet grupi Shteti Islamik Khorasan dhe se ai “do të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!