Gjenerali amerikan vizitë zyrtare në Tiranë, takon presidentin dhe kryeministrin! Rama: Porto Romano si bazë e aleancës, gati të lehtësojmë ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8

Gjenerali amerikan vizitë zyrtare në Tiranë, takon presidentin dhe kryeministrin! Rama: Porto Romano si bazë e aleancës, gati të lehtësojmë ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8

Nancy VanHorn takon Christopher Cavoli

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut.

Gjatë ditës gjenerali amerikan u takuam me presidentin e vendit Bajram Begaj. Zyra e shtypit e presidencës bën me dije se kreu i shtetit theksoi gjatë bisedës ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”,  u shpreh më tej Presidenti Begaj.

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, është takuar edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama, ndërsa u zhvillua edhe një ceremoni, ku gjeneralit u akordua tiitulli  “Doctor Honoris Causa”.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi. Duke folur për projektin e Porto Romanos, Rama tha se është një bashkëpunim dhe bashkëpunimi shkon nga të dyja krahët.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjeneralin Cavoli në ambasadë paraditen e sotme, ku u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t'i falënderuar për shërbimin e tyre.

"Vizita përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes, përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah, thuhet në njoftimin e sotëm për media të ambasadës amerikane. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Projekti i Porto Romanos, Rama: Shqipëria, gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8

1726591967_EdiRama.JPG

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi.

Këtë Rama e bëri me dije gjatë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e akordimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, Generalit të NATO-s Christopher G. Cavoli, të cilin e vlerësoi si “një mik i çmuar i Shqipërisë dhe mbështetës i gjithëhershëm i yni në Aleancën e Atlantikut të Veriut”.

“Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vetë, por kur bashkëpunimi është në të dyja krahët është shkëlqyer. Dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë SHBA-në! Zoti bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Rama.

Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni të veçantë në Universitetin Europian të Tiranës. Titulli iu akordua me motivacionin “Për kontributin e spikatur në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në nivel global”.

Ora 17:17
Begaj pret gjeneralin amerikan Cavoli: Shqipëria, ambicie për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes

1726586577_begaj.JPG

Gjenerali Christopher G. Cavoli dhe Presidenti Bajram Begaj 

'Shqipëria ka ambicie për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes'. Këtë e ka bërë me dije Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ditën e sotme gjatë një takimit me Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Presidenti Bajram Begaj theksoi gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin edhe nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”,  u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë takimit u bisedua për forcimin e partneritetit strategjik, në një kohë, të cilën Presidenti Begaj e konsideroi si “të paprecedentë për sigurinë”,  duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Këto konflikte kanë ndikimin e tyre negativ edhe në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën”, u shpreh Presidenti Begaj, i cili theksoi se Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura për planin kombëtar të mbrojtjes, atë rajonal të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjes kolektive në përputhje me modelin e Forcave të NATO-s.

Gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin, Presidenti i Republikës i përcolli Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë mirënjohjen për punën e kryer si SACEUR në mbrojtjen kolektive, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përballë sfidave të reja me synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Begaj vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të bazuara në angazhimet e përbashkëta dhe vizionin e vendit tonë për të rritur sigurinë transatlantike dhe për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Një mirënjohje të veçantë Presidenti Begaj përcolli për punën e kryer nga KFOR-i në Kosovë, duke shprehur njëherazi mbështetje ndaj këtij misioni për sigurinë në Kosovë dhe rolin si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano