Shefi i Komandës së Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA, gjenerali Mike Minihan u shpreh se kishte një ndjenjë të thellë se një luftë SHBA-Kinë do të ndodhte në vitin 2025. Sipas mediave të huaja, gjenerali Minihan tha se shpresonte se të jetë i gabuar në ndjesinë që ka. Sipas tij, zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe Tajvan do t'i ofronin Kinës një shans për të ndërmarrë veprime kundër Tajvanit. Gjenerali Minihan u ka kërkuar oficerëve nën komandën e tij që të përgatiten për luftë.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka shprehur shpesh shqetësim për zgjerimin ushtarak të Kinës dhe atë që SHBA e percepton si një qasje më bindëse kineze ndaj Tajvanit. Kina u identifikua si konkurrenti i vetëm i SHBA-së me vullnetin për të rritur gjithnjë e më shumë, fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për të ribërë rendin botëror, sipas politikës së sigurisë kombëtare që administrata publikoi në tetor.
“Ndjesia ime më thotë se do të luftojmë në 2025. Presidenti kinez, Xi Jinping siguroi mandatin e tij të tretë dhe caktoi këshillin e tij të luftës në tetor 2022. Zgjedhjet presidenciale të Tajvanit janë në 2024 dhe do t'i ofrojnë Xi një arsye. Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara janë në vitin 2024 dhe do t'i ofrojnë Xi-t një Amerikë të hutuar. Ekipi, arsyeja dhe mundësia e Xi-t janë të gjitha në linjë për vitin 2025”, citon të ketë thënë gjenerali Minihan për Washington Post.
Mijëra ushtarë nën komandën e Minihanit nxiten nga memorandumi i tij që të përgatiten për luftë në një sërë mënyrash të tjera. Ai u thotë të gjithëve që raportojnë tek ai që të jenë më aktivë në trajnimin e tyre dhe të shqyrtojnë shqetësimet e tyre personale.
Skenar i parashikuar më së miri. Dobësohet Rusia deri në atë pikë sa të pranojë diktatin e perëndimit ose në të kundërt do shpërbëhet. Pastaj i vjen rradha Kinës si superfuqi. Do dobësojnë dhe Kinën në mos do e ndajnë fare. Dhe fundi është krijimi i rendit të ri botëror, globalizim me në krye SHBA dhe Europën. Dhe do jetojmë të lumtur për disa qindra vjet të tjerë. Nëse Kina nuk bindet, do fillojë lufta. Deri në 2030 do ketë përfunduar e gjithë situata e tranzicionit të globalizimit dhe max në 2035 do jetë vendosur rendi i ri botëror. Uroj që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë në anën e fituesve sepse në luftrat e fundit kemi qenë me palën humbëse dhe prandaj kemi përfunduar me 1/3 e territoreve tona..
PërgjigjuTe hengert goja mjalte. Megjithese se si do ta arrijne kete ShBA-ja e Evropa qe e kane mendjen te transat,evgjitet e LGBTQI-te dhe po marrin fund e po shkojne poshte e me poshte, nje Zot e di