TIRANE - Në një intervistë për Shqiptarja.Com, gjenerali Spirollari sqaron raportetet me ministrin Imamai, shefin e Shtabit të Përgjithshëm si dhe kreun e shtetit, të cilin thotë se e ka patur edhe student. Ai përjashton arsyet politike për lirimin e tij nga detyra. 

Kur iu është lajmëruar lirimi nga detyra dhe nga kush e keni marrë vesh?
Unë jam njohur me urdhrin e e ministrit të Mbrojtjes që i referohet dekretit të Presidentit në datë 28 maj. Unë kam pas një konfirmim gjysmë zyrtar që në datën 24 nga shfefi i Shtabit të Përgjithshëm nga konkaktetet tona gjatë trajnimit të pilotëve të Turqi dhe në kulmin e pasionit duke i shpjeguar se çfarë do bëjmë me Turqinë për të arritur kapacitetet dhe nivelin e trajnimit të pilotëve,ai më thotë “ju keni dalë në lirim”.

Ishte e papritur aq më tepër që në datat 27-30 maj unë isha organizator kryesor i konferencës të Takimit Plenar të Menaxhimit  të Trafikut Ajror që përfundoi dje. Nuk isha as prezent pas komunikimit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Unë duhet të isha pjesë e axhendës, por duke ruajtur dinjitetin e vendit tim si dhe të forcave të armatosura, unë iu deklarova pjesëmarrësve të NATO-s se për probleme të mia nuk mund të merrja pjesë dhe iu kërkova falje. Të marrësh lajmin në këtë mënyrë është e pakëndëshme, është befasuese dhe aq më tepër pa u siguruar dhe ana proceduriale dhe ligjore që janë shkelur në mënyrë të rëndomtë.

Në çfarë aspekte janë shkelur?
Në të gjitha aspektet, duke iu referuar ligjit të dekoratave të karrierës të çdo ushtaraku. Bazë për vlerësimin ushtarak, avancimin në karrierë dhe lirimin nga forcat e armatosura janë komisionet e karrierës. Unë jam ushtarak i vjetër i karrierës dhe kam kaluar në të gjitha institucionet e Forcave të Armatosura.

Në analizën time kjo është një shkelje proceduriale që nuk i janë referuar aspak ligjit dhe në dekret mungonte referimi i ligjit të lirimit të gradave. Është thjesht një largim i bërë me nxitim për arsye që unë sot nuk jam në gjendje realisht të bëjë një analizë.

Mendoni se mund të kenë qenë shkaqet politike?
Përsa i përket arsyes politike unë nuk mund ta pranojë këtë sepse unë jam ushtarak i karrierës, unë e njoh ligjin dhe statusin e ushtarakut. Kam 31 vite si ushtar i Forcave të Armatosura dhe 40 vite në ushtri. Jam shumë krenar për këtë, që në drejtimin tim forcat ajrrore që nga 2007 e deri në ditët e sotme, unë nuk kam shfrytëzuar konjikturat politike. Nuk mendoj se ka ndonjë arsye politike. E përjashtoj këtë arsye politike. Në rast se postin tim do ta përdorin për ta zvendësuar me dikë, kjo është çështje tjetër.

Shkarkimi juaji është bërë me propozim të ministrit të Mbrojtjes?
Normalisht më parë duhet që të ishte mbledhur komisioni i karrierës, që në historinë 9 vjeçare, komisionet e karrierës mblidhen brenda muajit qershor. Që do të thotë vetëm në muajin qershor mund të mblidhen ose vetëm në raste të veçanta për fluksin e lartë të punës së këtij komisioni, ai është mbledhur në muajin korrik. Përsa i përket gradave të larta të gjeneralëve ky komision nuk është mbledhur as për rastin tim dhe as për gjeneralët e tjerë.

Nuk është bërë një analizë, nuk jemi vlerësuar. Ministri i Mbrojtjes nuk mund të propozojë lirimin kur nuk ka një analizë të komisionit të karrierës. Ky komision mund të mblidhet tashmë që është krijuar hapsira. Ky mund të jetë një nga shkaqet për largimin tim.

Duke marrë parasysh që jemi në prag të një procesi zgjedhor, sa lejon apo e ndalon ligji shkarkime apo lëvizje të tilla?
Kodi Zgjedhor e ka të përcaktuar shumë qartë se nuk lejon lirime nga detyra, transferime, vetëm në raste shumë të veçanta të argumentuara. Është fjala për një zvendësim ose për një person që ka shkelur shumë rëndë ligjin. Ky dekret është marrë brenda kësaj kohe si dhe jo më kot në faqen zyrtare nuk kishte dalë ky dekret ndonëse na është komunikuar më parë.

Marrëdhëniet tuaja me Imamin dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm?
Përsa i përket marrëdhënieve me ministrin dhe shefin e Shtabit jam munduar që të gjitha problemet që kemi patur t`i anshkalojë.

Keni patur përplasje?
Absolutisht. Ne jemi një organizëm, punojmë në të njëjtin institucion dhe bëhet fjalë për zbatimin e akteve të Kushtetutës për zbatimin e ligjit të dekoratave dhe gradave, të menaxhimit të financave etj. Por s`kam menduar asnjëherë që nga këto probleme të prisja ndërprerjen e karrierës. Për të gjitha problemet që kemi pasur jam munduar që t`i sqarojë brenda ligjit.

Dekreti nuk ka një motivacion për lirimin tuaj nga detyra...
Po sigurisht. Ai duke qenë se është një dekret që është nxjerrë shpejt, pasi nxjerrja e dekreteve dhe urdhrave ka një procedurë. Nga sa jam në dieni unë, ky dekret nuk i ka kaluar dy institucionet. Është drejtoria e menaxhimit të personelit që përgatit aktin, bën analizën dhe vijon në drejtorinë juridike dhe më tej. Ministri i Mbrojtjes nuk e di se si e ka përgatitur, duke iu shmagur këtyre hapave.

Cilat do të jenë hapat që do të ndiqni?
Nuk mund ta lë me kaq sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me gjithë ushtarët e forcave të armatosura. Do ta kërkoj të drejtën time sipas ligjit. Sot po mendoj dhe unë se cilat janë shkaqet e lirimit tim. Keqardhja është për të gjithë, duke filluar që nga shefi i shtabit, presidenti i Republikës, që ka qenë një nga studentët e mi dhe deri në radhët e ushtarakëve, të cilët nuk thërrasin komandantin e forcës ajrore që t`i bëjë vlerësimin për punën e mirë, por nxjerr një dekret për lirim.

Ju nuk jeni përballur që pas lirimit nga detyra me Presidentin?
Jo unë nuk jam përballur. Madje vetëm një shkresë kam marrë dhe këtë nga vartësi im që më ka dhënë zarfin. Por dua të theksoj se para dy vitesh kur presidenti Topi liroi nga detyra 4 gjeneralë, njëri që plotësonte afatin ligjor dhe tre të tjerë pa asnjë arsye, në një takim miqësor ia kam bërë me dije ministrit të Mbrojtjes që duhet të hiqet dorë kjo taktikë, që ne ta marrim vesh nga tv që jemi liruar. Është në dinjitetin tonë si gjeneralë që të na komunikohet lirimi nga detyra.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)