Gjenerali gjerman Alexander Sollfrank tha se Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të shpejtë ndaj territorit të NATO-s në çdo moment.
Në një intetrvistë për Reuters ai theksoi se një sulm i gjerë kundër aleancës mbetet një rrezik i mundshëm deri në 2029-ën nëse Moska vazhdon ritmin e tanishëm të furnizimit me armatime.
Në vijim forcat ajrore ruse ruajnë aftësi të konsiderueshme luftarake dhe kapacitete bërthamore që janë ende të paprekura, ndërsa forcat tokësore kanë pësuar humbje.
Sollfrank theksoi se Rusia ka mjaft tanke për të bërë një goditje të mundshme që nesër, edhe pse nuk tha se një veprim i tillë po planifikohet aktualisht.
“Nëse shikoni aftësitë aktuale dhe fuqinë luftarake të Rusisë, ajo mund të nisë një sulm në shkallë të vogël kundër territorit të NATO-s që nesër", tha ai.
Ai vuri në dukje tre faktorë vendimtarë që do të përcaktojnë nëse Rusia do të sulmojë, fuqia ushtarake, përvoja luftarake dhe udhëheqja.
“Këta tre faktorë më çojnë në përfundimin se një sulm rus është brenda sferës së mundësive. Nëse do të ndodhë apo jo, varet nga sjellja jonë”, shtoi gjenerali gjerman.
Gjermania planifikon të rrisë stafin e saj ushtarak me 60 mijë efektivë, duke e çuar totalin në rreth 260 mijë ushtarë, si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar kapacitetet mbrojtëse.
Komente












zGjeneeal ushtditë për luftë në çdo sekond janë dhe jo për vitin tjetër.Mjaftë më se a çuditët me këta rusët,e themë këtë për dy fakte:-1Gjermania e Hitlerit e filloj luftën dhe me gjithë rskrutimet në shtetet që pushtoj e humbi luftë;2-fakti që ajo rusi(mbetie të izh B.R.R.S.S)sot ka ngelur në Ukrainë prsj mëse 3 vjetësh.Lufta bëhet e fitohet me bura dhe jo me mercenar.
PërgjigjuSa te jemi me gjermanine nuk e rruajme per kerkend! Forca Gjermania jemi me ty , zoti para ti prapa pastaj Italia me shokë jemi me ty krejt Tirona
Përgjigju