Gjenerali i NATO-s: Ballkani nën
ndikimin rus, drejt destabilizimit
Gjenerali amerikan në Evropë, Curtis Scaparrotti, ka paralajmëruar se rajoni i Ballkanit është duke u përballur me një presion në rritje të Rusisë dhe se Uashingtoni dhe NATO-ja duhet të bëjnë më shumë për të mbajtur larg këtë rajon nga destabilizimi.
Gjenerali amerikan në Evropë, Curtis Scaparrotti, ka paralajmëruar se rajoni i Ballkanit është duke u përballur me një presion në rritje të Rusisë dhe se Uashingtoni dhe NATO-ja duhet të bëjnë më shumë për të mbajtur larg këtë rajon nga destabilizimi.
Scaparrotti i ka thënë Komitetit të Senatit sot se Shtetet e Bashkuara nuk kanë krijuar një përgjigje efektive për kërcënimet kibernetike të Rusisë. Gjenerali, që udhëheq forcat ushtarake amerikane në Evopë dhe është komandat i forcave të NATO-s, është pyetur nga ligjëvënësit në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura, nëse ka rajone në Evropë, që po përballen me kërcënimin rus.
“Zona për të cilën jam i shqetësuar sot është Ballkani”, ka thënë ai. “Rusia është duke punuar në Ballkan dhe ne në një far mënyre i kemi larguar sytë nga ajo zonë”. “Ky është një rajon, në të cilin mund të kemi problem në të ardhmen”, ka thënë ai.
Scaparrotti po ashtu është pyetur se si është duke u përgjigjur SHBA-ja ndaj aktivitetit kibernetik të Rusisë, për të cilin Inteligjenca amerikane ka thënë se është rritur dukshëm në vitet e fundit. “Nuk besoj se ka pasur ndonjë përgjigje efektive”, u ka thënë ai senatorëve.
Hakerët e mbështetur nga shteti supozohet se kanë qenë të përfshirë në sulmet në Ukrainë dhe zyrtarët amerikanë kanë akuzuar disa agjenci ruse për ndërhyrje në fushatën presidenciale amerikane dhe sisitemin zgjedhor në vitet e fundit.
Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë akuzat. I nominuari kryesor për të udhëhequr Komandën Kibernetike amerikane, gjenerali, Paul Nakasone, ka thënë para Komitetit të Senatit javën e kaluar, se Shtetet e Bashkuara duhet që patjetër të vendosin çmime për “kundërshtarët” online, në mënyrë që t’i ndalojë aktivitetet e tyre.
Komentet e tij janë përcjellë me deklarata edhe më të ashpra të personit të cilin do ta zëvëndësojë Nakasone, adimiralit Mike Rogers, i cili ka thënë se Kremlini beson se “duhet të paguajë shumë pak” për aktivitetin e saj kibernetik./REL/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 79
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur
28 Nëntor, 09:34
-
112-vjetori i Pavarësisë, urim nga Policia e Shtetit: 28 Nëntori na gjen krenarë dhe të bindur se duhet më shumë punë dhe shërbim cilësor
28 Nëntor, 09:33
-
Festa e Pavarësisë/ '112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë', BE në Tiranë: Krah jush në çdo hap!
28 Nëntor, 09:26
-
A është manipuluese natyra njerëzore?
28 Nëntor, 09:24
-
Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani
28 Nëntor, 09:22
-
Trump: Mora garancinë nga presidentja e Meksikës se do ndalojë emigracionin e paligjshëm në kufi! Sheinbaum përgënjeshtron: Nuk kemi qëllim mbylljen e kufijve
28 Nëntor, 09:13
-
Kosovë/ Mësuesi akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar, përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis
28 Nëntor, 09:13
-
28 Nëntor/ 69-vjetori i komandantit legjendar Adem Jashari
28 Nëntor, 09:12
-
Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë
28 Nëntor, 08:54
-
Meta nga burgu: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj
28 Nëntor, 08:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40