Konflikti SHBA-Iran, gjenerali i NATO-s: Jeni vigjilentë! Çdo aleat i Amerikës është shënjestër e Teheranit (VIDEO)

'Çdo mik i SHBA-ve, konsiderohet si një shënjestër e Iranit'. Gjenerali i NATO-s, Michael Barbero gjatë tryezës së organizuar nga kreu republikan Fatmir Mediu dhe Qendra për Sigurinë në Europën Juglindore, këshilloi që vendi ynë të jetë vigjilent. Për gjeneralin duhet bërë kujdes në luftën kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

"Fatkeqësisht çdo mik i Amerikës apo aleat mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme, veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjilente si në përpjekjet në luftën ndaj terrorizmit por dhe kundër sulmeve kibernetike. Muxhahedinët nuk përbënë një rrezik për Shqipërinë, ata janë për demokraci dhe kundër regjimit. Vlerësoj ata që vendi juaj ka bërë duke i strehuar ata dhe duke i mbrojtur" tha ai.

Për gjeneralin Barbero, NATO duhet të reagojë ndaj çdo sulmi që mund ti bëhet ndonjë vendi anëtar. "Ka ardhur momenti që aleatët duhet të qëndrojnë të fortë dhe të thonë nëse janë kundër terrorizmit apo jo. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen operacionale në Irak. Mendoj se aleanca do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi që do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtare të saj".

“Nuk është e vërtetë që SHBA kërkon të pushtojë Iranin. Vrasja e gjeneralit Soleimani ishte një parandalim. Irani ka organizuar disa sulme të sofistikuara. Kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë.  Sulmi për të vrarë Qasem Soleimani ishte mjaft i rëndësishëm. Më i rëndësishëm se vrasja e Osama bin Laden apo Abu bakr al-Baghdadi. Ai trajnonte të gjithë forcat paraushtarake.

Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. Sistemet tona të alarmit e bënë zbulimin para sulmit dhe ishim në gatishmëri. Forcat tona ishte të përgatitura. Irani dha dy mesazhe, por të gabuara" tha ai nga Tirana.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic