WASHINGTON- Vazhdojnë të dalin në dritë detaje të shumta nga historia e aferës jashtëmartesore të ish- shefit të CIA-s, David Petraeus. Mësohet se FBI ka nisur hetimin ndaj tij pasi lindi sherri mes dy femrave, që dyshohej se kishin lidhje me Petraeus. Biografja e gjeneralit, Paula Broadwell, kishte kërcënuar me e-maile Jill Kelley, një 37- vjeçare, për të cilën dyshonte se kishte lidhje me gjeneralin. Kelley, që punonte në një bazë ushtarake, ia dorëzoi këto e-maile FBI-së, që nisi të gjurmonte Broadwell derisa zbuloi aferën. Kelley dhe i shoqi i saj, Scott, një kirurg, kishin miqësi me familjen e gjeneralit Petraeus, madje mund të shihet në fotot më poshtë me të shoqen e gjeneralit, Holly. Ajo jeton në një shtëpi 1.3 milion dollarëshe, por është zhvendosur prej aty sapo ka mësuar se mediat kanë marrë vesh lajmin. Se sa e lidhur ishte Paula Broadwell me gjeneralin, e tregon fotoja e parë më poshtë, ku ai së bashku me të shoqen po hyjnë në një seancë dëgjimore të Kongresit, ndërkohë që Paula e sheh atë me shumë pasion. Në e-mailet e shkëmbyera mes tyre, ajo e quante gjeneralin 'pjeshka', siç e ka pasur pseudonimin ai kur ishte në gjimnaz.
Mediat raportojnë se gjeneralit i është kërkuar të japë dorëheqje, pasi e-mailet mund të bien në duar të dikujt që mund t'i përdorë ato për presion. Dyshohet se e-mailet mund të kenë rënë në duart e hakersave të njohur me emrin Anonymous. Ndërkohë raportohet se Petraeus shkoi së bashku me të dashurën e tij në një udhëtim në Paris, me paratë e qeverisë. Dyshohet po ashtu se e dashura e tij ka publikuar materiale të ndjeshme në rrjetin social, Facebook.
DOREHEQJA
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, gjenerali me 4 yje Dejvid Petraeus, njeriu që i njihet merita e kthesës pozitive që mori lufta në Irak, dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte pasur lidhje jashtë martesore. Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate tha se Presidenti Barak Obama e pranoi dorëheqjen e gjeneralit Petraeus. Marrëdhënia jashtëmartesore është zbuluar nga FBI-ja pas shqetësimeve për një shkëmbim e-mailesh me përmbajtje të papërshtatshme mes zotit Petreus dhe biografes së tij Paula Broadwell.
Dorëheqja e drejtorit të CIAs ka befasuar Uashingtonin, qytet i cili nuk shokohet me lehtësi nga lajme të kësaj natyre. Një nga zyrtarët publikë më të respektuar dhe më të disiplinuar u largua nga zyra pasi pranoi se kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Petraeus tha se kishte "gjykuar jashtëzakonisht dobët", duke hyrë në një marrëdhënie jashtëmartesore dhe se një sjellje e tillë është e papranueshme. David Petraeus dje shkoi në Shtëpinë e Bardhë për t'i dorëzuar presidentit letrën e dorëheqjes nga posti i drejtorit të CIAs. Marrëdhënia jashtëmartesore është zbuluar nga FBI-ja pas shqetësimeve për një shkëmbim e-mailesh me përmbajtje të papërshtatshme mes zotit Petraeus dhe biografes së tij Paula Broadwell. Biografja Paula Broadwell është nga Dakota e Veriut dhe kishte një karrierë të shkëlqyer. Broadwell ka mbaruar studimet në akademinë ushtarake West Point, ka shërbyer në ushtrinë amerikane dhe pastaj ka vazhduar studimet në Universitetin e Harvardit. Më vonë ajo mori rolin e biografes për gjeneralin David Petraeus. Broadwell ishte e hapur në lidhje me marrëdhëniet që ajo i cilësonte "të ngushta" me zotin Petraeus. Dyzet vjeçarja Broadwell është e martuar me mjekun radiolog Scott Broadwell. Petreus ishte një nga arkitektët strategjisë së shtimit të trupave për të luftuar kryengritësit në Irak, që i dha fund luftës në Irak. Më pas, Petraeus ka drejtuar trupat amerikane në Afganistan dhe vitin e kaluar zëvendësoi Leon Panetën në postin e drejtorit të CIAs. Kur u emërua në postin e drejtorit të CIAs, bashkëshortja e tij Holly, ishte pranë tij. "Kur i kërkova mendim Hoolly-it në lidhje me fjalimin sot ajo më tha të flasë pak". Ata u takuan gjatë kohës që zoti Petraeus vazhdonte studimet në akademinë ushtarake West Point dhe kanë qenë të martuar për 37 vjet. Bashkëshortja e zotit Petraeus rrjedh nga një familje me traditë ushtarake. Gjyshi i saj ka marrë pjesë në Luftën Civile, kurse babai i saj ishte gjeneral me katër yje dhe komandant ushtarak.
Presidenti Obama bëri një deklaratë me shkrim dje, në të cilën thoshte se kishte pranuar dorëheqjen e gjeneralit dhe e vlerësonte atë për "përkushtimin dhe patriotizmin e tij". Ai tha se "mendimet dhe lutjet tij janë me David dhe Holly Petraeus e cila ka dhënë kontribut të madh për familjet e ushtarakëve përmes punës së saj". Presidenti tha në deklaratën e tij se gjenerali Petraeus e "ka bërë vendin tonë më të sigurt dhe më të fortë".
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com