TIRANE - Zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade, Sandër Lleshi në një intervistë për Shqiptarja.com tregon raportet me drejtuesit e Forcave të Armatosura si njoftimin që i është dhënë për shkarkimin e tij.
Si i u është njoftuar shkakrimi nga detyra?
Njoftimin e kam marrë në rrugë informale dhe në mënyrë krejt të papritur. Njoftimin e kam marrë gojarisht më datë 24 nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Vetëm kaq. Nuk kam patur asnjë njoftim, asnjë indicio që diçka e tillë mund të ndodhë për arsye se kjo kapërcen gjithë pritshmëritë normale.
Çfarë thuhet në dekretin lidhur me arsyen e shkarkimit?
Dje (më 28 maj)më ka mbrritur një kopje e një dekreti të Presidentit të Republikës si dhe një fotokopje e urdhrit të ministrit të Mbrojtjes që ka dalë në vijim të këtij dekreti. Është një dekret për dy lirime njëkohësisht. Kuptohet që me një shikim të shpejtë që i kam bërë dekretit ai është i gjymtuar rëndë nga pikpamja ligjore për arsye se ai as nuk i referohet ligjit që rregullon daljet e ushtarakëve në lirim.
Nuk i referohet as formalisht, gjë që i jep një gjymtim të madh dekretit. Mungesa e procedurës, e njoftimit, forma njoftimi i jep dekretit një gjymtim të madh moral. Për mua është dekret i beftë i fshëhtë, pa asnjë transparencë dhe pa asnjë procedurë. Kjo e bën shumë të paqartë këtë sepse nuk bëhet fjalë vetëm për mua, por janë 3 gjeneralë të liruar që janë liruar me një të rënë të lapsit 30 % e gjeneralëve të ushtrisë.
Mendoni se ky shkarkim mund të ketë ardhur për shkaqe politike nga qëndrimet tuaja?
Derisa nuk kam një arsye zyrtare nuk mund të them se cila është arsyeja. Sigurisht derisa procedura është në mënyrë të padiskutueshme dhe absolutisht e paligjshme, kjo më bën të mendoj që kjo ka qenë arsye përtej ligjit. Arsyet përtej ligjit mund të lidhen vetëm me një gjë, me qëndrimet e mia zyrtare dhe me identitetin tim ushtarak. Sigurisht që unë kam patur prej kohësh divergjenca të thella principiale me drejtuesit kryesore të forcave të armatosura dhe me ministrin e Mbrojtjes lidhur me zhvillimet e rëndësishme të forcave të armatosura.
Mund të konsiderohen presione?
Këto qëndrime që unë i kam shprehur zyrtarisht dhe që nesër nuk do të them asgjë, të cilën nuk e kam thënë dhe e kam shkruar më përpara thjesht për t`i shërbyer moralit tim “që e thëna pas betejës nuk vlen”. Të gjitha ato që kam thënë dhe do të thëm janë ato që kam thënë dhe shkruar zyrtarisht të gjithë autoriteve të larta të vendit duke filluar që nga Presidenti i Republikës, kryeministrit, Kuvendit të Shqipërisë, ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Këtyre autoriteve unë u kam bërë prezent një shqetësim të madh prolematikat që unë i gjykoj si të rëndësishme për t`u trajtuar në forcat e armatosura. Reagimin në këtë mënyrë unë e marr si një përgjigje ndaj problemeve që kam ngritur. Të paktën prisja që Presidenti i Republikës të komunikonte me mua lidhur me përmbajtjen e atyre gjerave që unë i jam drejtuar zyrtarisht.
Ku konsistojnë problemet që ju i keni vënë në dieni autoriteteve të larta shtetërore?
Këto kanë të bëjnë me raportet tona me NATO. Unë kam ndier shqetësimin që raportet tona me NATO meritojnë një seriozitet më të madh, një energji më të lartë, një profesionalizëm dhe një korrektësi më të madhe. Thelbi i shqetësimit i përmbledhur është që Shqipëria ka nevojë që standartet e NATO t`i zbresë nga niveli deklarativ në atë të zbatimit praktik. Në NATO standarte të tilla duhet të zbatohen në terren dhe jo të mbeten në teori.
Një çështje tjetër e madhe është trajtimi i njerëzve. Unë kam konstatuar që trajtimi i njerëzve me uniform si dhe trajtimi i qyetarëve të këtij vendi, të cilët janë betuar me ligj që t`i japin këtij vendi gjthçka, nuk u është dhënë trajtimi i duhur. Duke filluar që nga trajtimi moral, dinjiteti e duke vazhduar me trajtimin financiar, material etj.
Cilat do të jenë rrugët ligjore që do të ndiqni pas shkarkimit tuaj?
Sigurisht një procedurë ligjore do ta bëj,kjo në respekt të forcave të armatosura. Unë e konsideroj veten të plotësuar në karrierë. Ikja jashtë procedurës dhe jo në zbatim të ligjit është një precedent, i cili meriton që një këtë vend të gjejë një fund. Unë do ta bëj dhe një betejë ligjore, të cilën jam i bindur që do ta fitojë dhe nuk do të kem asnjë pengesë. Aq më tepër Presidenti ka patur në tavolinën e tij 4 dekrete të tjera që janë rrëzuar në kushte identike.
Ka një precedent gjyqësor për zbatim sot në tavolin për 4 gjeneralët që janë larguar. Është tragjike që në harkun e dy viteve ministri i Mbrojtjes arrin në shkelje të plotë të ligjit të eleminojë pothuajse të gjithë gjeneralitet e ushtrisë. 4 dekretet e mëparshme janë rrëzuar nga gjykata me vendim të formës së prerë ndërkohë që presdenti i ka shtuar tani 3 të reja. Jam kurioz se si do të mbrohet ai? Është e pamundur një mbrohjte në këto kushte.
Do ta ankimoni dekretin?
Ka disa opsione. Kuptohet që ka dhe opsione përveçse gjykimit civile. Kam ikur me një merak për faktin se në një ushtri normale në NATO një ushtar i lartë ikën me një protokoll, ku i jepet mundësia që të ndahet me njerëzit që i kanë shërbyer gjatë. Nuk na është dhënë kjo mundësi. Kam 35 vite që e mbaj uniformën që e vesh çdo mëngjes. Ne tashmë jemi pjesë e një familje tjetër me të cilët njihemi dhe që kemi raporte me kolgë edhe ndërkombëtarë.
Madje po ju them se ditën që kam marrë njoftimin, ministri i Mbrojtjes ka dekoruar dy përfaqësues të Departamentit Amerikan të Mbrojtes, që kemi punuar bashkë me kolegët e mi për 2 vite për të hartuar dokumentin për planifikim strategjik të mbrotjes. Atë ditë që u dekoruan dy amerikanët thash me vete “po ne pse nuk ka bënë ndonjë dekorim?”. Ndërkohë që kur dal nga ajo sallë mësoj se isha shkarkuar nga detyra. Nëse presidenti do të më kishte kërkuar që unë të jepja dorëheqjen do ta kisha bërë menjëherë.
Shkarkimi juaji është kërkuar nga ministri Imami?
Propozimi është bërë nga ministri i Mbrojtjes dhe është dekretuar nga presidenti. Kjo është një lëvizje shumë e madhe. Edhe në Kodin Zgjedhor ndalohen lëvizjet në administratë në fushatë elektorale. Pikërisht këto ditë po bëhen dhe procese gradimi në forcat e armatosura. Ky është një proces normal që bëhet çdo vit, por çështja është se gradimet nuk janë bërë në këtë periudhë, por në periudhën korrik- gusht.
Këtë vit ka ndodhur një ndryshim. Është një ngutje e pashpjegueshme e ministrit të Mbrojtjes për t`i bërë më përpara se zakonisht. Nuk e di pse duhet të bëhen tani, ku pikërisht ligji i zgjedhje të ndalon të bësh ndryshime për shmangien e çdo keqkuptimi të mundshëm.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
Redkasi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com