Gjeneralja e parë gay
në Ushtrinë e SHBA-së

Gjeneralja e parë gay <br />në Ushtrinë e SHBA-së
NEW YORK - Një vit pas abrogimit të së ashtuquajturës "don't ask, don't tell" - ligji i pashkruar që nuk lejonte kë mbante uniformën të tregonte hapur homoseksualitetin e tij - Tammy Smith është e para gay që fiton gradën gjenerale e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Në fakt, që qershorin e kaluar Pentagoni priti për herë të parë një Gay Pride ndërsa në korrik lejoi të gjithë ushtarakët gay që të sfilonin në uniformë gjatë paradës së krenarisë homoseksuale në San Diego të Kalifornisë. Por për shoqërinë amerikane, historia dhe pozicioni i Tammy Smith është shumë më domethënëse se çdo paradë.

Në moshën 49-vjeçare, zonja Smith mori gradën "gjeneral brigade" gjatë një ceremonie të zhvilluar në varrezat kombëtare të Arlington, Virginia. Dhe yjet mbi spaleta ia vendosi Tracey Hepner, bashkëshortja e saj me të cilën u lidh në martesë vitin e kaluar në Washington, pas një lidhjeje 9-vjeçare.

Viti i fundit ka qenë plot me ndryshime për gjeneralen Smith dhe partneren e saj. "Mbështetja që na është dhënë ka qenë fantastike - tregon sot Tammy - Nuk isha e habitur nga kapaciteti i njerëzve për të pranuar situatën tonë, por në disa raste ngjante gati si një festë", thotë ajo, ndërsa shton se ndërkohë që për të dhe bashkëshorten e saj në thelb nuk ndryshon asgjë, në të vërtetë për shoqërinë amerikane ndryshon gjithçka.

(im/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)