Gjenevë, bisedimet për paqen
në Siri fillojnë më 29 jana

Përfaqësuesi Special për Sirinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura tha se bisedimet për paqen në vendin e shkatërruar nga lufta civile do të fillojnë më 29 janar.

”Në këto bisedime prioritet do të jetë sigurimi i armëpushimit, parandalimi i kërcënimit të ISIS-it dhe shpërndarja e ndihmave humanitare”, theksoi Mistura.

Ai nuk tha se kush është ftuar në bisedime.

Sipas Misturas, opozitën do ta përfaqësojë një pjesë e madhe e opozitarëve në Siri.

“Ftesat do t’i dërgoj nesër, bisedimet do të nisin më 29 janar”, tha ai duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë gjashtë muaj dhe se palët nuk do të ulen së bashku në një tryezë gjatë bisedimeve

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot