Negociatat për bashkimin e ishullit të Qipros kanë disa ditë që janë duke u zhvilluar në Gjenevë dhe është shënuar një përparim në disa çështje kyçe dhe vet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se arritja e marrëveshjes është afër.

“Jemi afër një rregullimi, por nuk jemi duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë, duam që të arrihet një zgjidhje e fortë dhe e qëndrueshme për Qipron”, është shprehur Guterres.

Në negociatat që janë duke u zhvilluar, po marrin pjesë zyrtarë të lartë të shumë shteteve dhe është duke u synuar krijimi i një republike federative e përbërë nga dy shtete.

Ishulli i Qipros është ndarë në dy pjesë, ku njëra administrohet nga Turqia dhe pjesa e dytë nga Greqia.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com