Gjenevë/ Muzhaqi: Shqipëria ka përmbushur angazhimet e saj për rininë ndaj Konferencës të 25 Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillim

Gjenevë/ Muzhaqi: Shqipëria ka përmbushur angazhimet e saj për rininë ndaj Konferencës të 25 Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillim

Bora Muzhaqi

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë si përfaqësuese e Shqipërisë në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare: “Popullsia dhe Zhvillimi: Sigurimi i të drejtave dhe zgjedhjeve” (ICPD 30), në selinë e OKB-së në Gjenevë, organizuar nga UNFPA dhe UNECE.

Në fjalën e saj përshëndetëse në sesionin plenar me përfaqësues të lartë nga mbi 50 shtete, Muzhaqi shprehu mirënjohjen e saj si një ndër 22 shtetet me të drejtë fjale në konferencë dhe theksoi rëndësinë e konferencës.

“Jam thellësisht e nderuar të përfaqësoj Shqipërinë në këtë event të paharrueshëm, në 30 vjetorin e ICPD. Gjatë tre dekadave të fundit, ICPD ka qenë thelbësore në formësimin e politikave dhe strategjive globale në lidhje me popullsinë dhe zhvillimin dhe mbetet sot po aq e rëndësishme sa ishte në vitin 1994” tha Muzhaqi duke vijuar të evidentonte se Shqipëria ka arritur një pjesë të madhe të angazhimeve të saj ndaj ICPD 25.

“Duke folur për progres konkret, jam e lumtur të informoj këtë forum se Shqipëria ka plotësuar pjesën më të madhe të angazhimeve të saj ndaj ICPD25, duke filluar nga miratimi dhe zbatimi me sukses i Ligjit për Rininë, i cili ka rritur fuqizimin, aktivizmin rinor dhe mirëqenien e të rinjve. Bazuar në Ligjin për Rininë kemi krijuar një skemë të re financimi që aktualisht mbështet projektet e OSHC-ve dhe projektet e bashkive për ndërtimin e infrastrukturës rinore dhe hapësirave miqësore për të rinjtë.” tha Muzhaqi.

Më tej, ministrja Muzhaqi prezantoi një pjesë të punës intensive në përmbushjen e angazhimeve të marra në Konferencën Ndërkombëtare të Popullsisë dhe Zhvillimit 25.

“E nderuar të përfaqësoj Shqipërinë dhe të prezantoj një pjesë të punës intensive në përmbushjen e angazhimeve të marra në Konferencën Ndërkombëtare të Popullsisë dhe Zhvillimit 25, ndër të cilat kemi përmbushur:

- Miratimi dhe zbatimi me sukses i Ligjit "Për Rininë"

-  Skemë e re financimi për OSHC dhe Bashkitë në përputhje me kriteret e OKB-së dhe BE-së

-  Miratimi i Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029

-  Integrimi i njohurive mbi shëndetin seksual, riprodhues dhe ndërgjegjësimin ndaj substancave si pjesë e kurrikulave gjithëpërfshirëse

-  Ngritja e mekanizmave në nivel qendror dhe lokal për të luftuar dhunën me bazë gjinore

- Miratimi i Regjistrit Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale” u shpreh Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, duke e mbyllur fjalën e saj përshëndetëse me vlerësime pozitive ndaj konferencës.

“Në fund, dua të vlerësoj edhe një herë këtë mundësi të madhe për të ndarë përvojat tona dhe për të diskutuar sfidat tona të përbashkëta, sepse siç kanë treguar vitet e kaluara progresi është i mundur kur punojmë së bashku me përkushtim për një vizion të përbashkët, për të ndërtuar një botë më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të gjithë ne.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/10/2023 03:11

    Kur i keni permbushur me sukses,atehere pse rinia vazhdon te largohet e te emigroje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë