Popullsia dhe Qytetet
Popullsia: 5 295 400 banorë sipas regjistrimeve të vitit 2011.
Kryeqyteti: Edinburg
Qyteti më i madh: Glasgou
Qytete të tjera të rëndësishme: Aberden, Dunde, Invernes, Perth dhe Stirling.
Simbolet kombëtare
Flamuri: Saltra, një kryq i bardhë mbi një sfond blu, që prëfaqëson apostullin martir Shën Andre, mbrojtësi i Skocisë.
Festa kombëtare: 30 nëntori, Shëne Andrea.
Himni kombëtar: Nuk kanë. "Flowers of Scotland" përdoret zakonisht gjatë kompeticioneve sportive.
Heronjët kombëtarë: Robert the Bruce (mbret), Robert Burns (poet), William Wallace (lider i lëvizjes për pavarësi)
Gjeografia
Sipërfaqa: 78 772 kilometra katrorë
Maja më e lartë: Ben Nevis (1 344 metra)
Lumi më i gjatë: Tay River (193 kilometra)
Liqeni më i madh: Loch Lomond
Ishulli më i madh: Lewis and Harris (ndryshe njihen si Ishujt Perëndimor)
Kufiri: Kufitare me Anlinë (154 kilometra)
Demografia
Grupet etnike: Skocezë (84 për qind), britanikë jashtë Skocisë (7,9 për qind), polakë (1,2 për qind), iralndez (një për qind), pakistanezë (0,9 për qind), të tjera (1,9 për qind).
Fetë kryesore: Kisha anglikane (protestantë, 84 për qind), katolikë (15,9 për qind), kristianë të tjerë (5,5 pëq rind), myslimanë (1,4 për qind), hebrenj (0,1 për qind), hinduist (0,3 për qind).
Gjuhë zyrtare: Anglisht, gaelik (flitet nga 1,1 për qind e popullsisë), skocisht. Jetëgjatësia mesatare: Femrat 80 vjeç, meshkujt 75 vjeç.
Ekonomia
Monedha: Sterlina
PBB-ja: 130 miliardë sterlian (163 miliardë euro, ose 24 300 sterlian për banor). Kjo sasi arrin në 148 miliardë sterlina nëse përfshihen aktivitetet ofshor.
Rritja ekonomike: Një për qind për vitin 2014.
Papunësia: 6,4 për qind për vitin 2014.
Punëdhënësi më i madhë në vend: Kompania "First Group" (ndëramrrje transporti trenash dhe autobusësh)
Kompanitë më të suksesshme: SSE (furnizues dhe shpërndarës elektriciteti) me 31,7 miliardë sterlina dhe Royal Bank of Scotland (28,9 miliardë sterlian).
Sektorët e aktiviteteve ekonomike: Sektori publik (26 për qind), sektori financiar dhe i biznesit (25 për qind), furnizimi, hoteleria dhe restorantet (13 për qind), industria prodhuese (12 për qind), ndërtimi (tetë për qind).
Eksportimet: Në vitin 2012, 26 miliardë sterlina në naftë dhe gaz. Në vend të parë uiski (4,3 miliardë sterlina).
Destinacioni i parë i eksporteve: Në vitin 2012, pjesa tjetër e Britanisë së Madhe, SHBA, Holandë, Francë, Gjermani dhe Norvegji.
Datat Kryesore
122: Romakët ndërtuan murin Hadrian.
858: Vdes Kenneth MacAlpin, mbret i popullsive Piksi dhe themelues i dinastisë që do të drejtojë Skocinë në shekujt në vijim.
1296-1357: Luftërat e pavarësisë kundër Anglisë
1314: Mbreti Robert The Bruce triumfon kundër forcave angleze në Bannockburn, duke sjellë pavarësnë.
1560: Reforma protestante.
1603: Mbreti Jacques VI i Skocisë bëhet edhe Jacques I i Anglisë
1707: Anglia dhe Skocia bashkohen për të krijuar Mbretërinë e Britanisë së Madhe me një mbret dhe një parlament.
1746: Beteja e Culloden përfundon me një rebelim jakobin që përpiqet të rikthejë monarkinë e Stjuartëve.
1999: Një parlament skocez rajonal mblidhet për herë të par, pas një referendumi fitues.
2014: Referendumi për pavarësinë.
Qeveria dhe politikat
Kryetar i Britanisë së Madhe: Mbretëresha Elizabeta II
Kryeministri britanik: David Cameron (Partia konservatore)
Kryeministri skocez: Alex Salmond (Partia Kombëtare Skoceze, SNP)
Ndarja e 129 vendeve në parlamentin skocez: SNP (65), laburistët (38), konservatorët (15), liberaldemokratët (5), të gjelbërtit (2), të pavarur (2), president (1), post vakant (1).
Pushtetet që i janë transferuar Edinburgut: Shëndetësia, drejtpsia, arsimi, bujqësia, mbjedisi, qeveria lokale.
Pushtete të mbajtura nga Londra: Financat, mbrojtja, energjia, punët e jashtme, kushtetuta, funksionet publike, imigracioni, transporti, pensionet, siguria sociale.
Kultura
Ushqime tradicionale: Haggis (stomak i mbushur me mish deleje), ëmbëlsira galetë, biskota "scones", qull (përzihet kryesisht me fruta), salmon i tymosur.
Pijet tradicionale: Uiski, Irn-Bru (soda), Drambuie (liker uiski), birrë McEwan's.
Gazetat kryesore: "Daily Record", "The Herald", "The Scotsman".
Kanalet kryesore televizive: STV, "BBC Alba" (në gjuhë gaelike)
Aktorë dhe aktore të njohur: Sean Connery, Ewan McGregor, Gerard Butler, Tilda Swinton, Robert Carlyle.
Këngëtarë të famshëm: Simple Minds, Texas, Travis, Wet Wet Wet, Annie Lennox, Franz Ferdinand.
Sportet
Sportet kryesore: futboll, regbi, golf.
Klubet sportive kryesore: Celtic, Rangers (futboll); Edinburg, Glasgow Warriors (regbi); the Royal and Ancient Golf Club of St Andrews; Edinburgh Athletic Club.
Sportistë të famshëm: Andy Murray, Alex Ferguson, Chris Hoy, Jackie Stewart.
Përgatiti Gent Sinani