Gjeorgji, Meta-Garibashvili: Krijojmë
komisionin e përbashkët ekonomik

Gjeorgji, Meta-Garibashvili: Krijojmë<br />komisionin e përbashkët ekonomik
Një komisioni i përbashkët ekonomik me Gjeorgjinë për të shmangur taksimin e dyfishtë të transportit detar mes dy vendeve, pritet që të krijohet së shpejti.

Konfirmimi është marrë gjatë takimit të Ilir Metës me Kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili. Kryeparlamentari Meta gjatë fjalës së tij rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për integritetin territorial dhe për aspiratat integruese euroatlantike të Gjeorgjisë, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Kaukazit.

Ndërsa kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili theksoi se nga kjo vizitë do ti shërbejë të dy vendeve në marrëdhënien e ngushtë të shkëmbimit tregtar dhe njerëzor.

Vizita e Metës në Gjeorgji erdhi në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare mbi transparencën parlamentare që po zhvillohet këtë javë në Tbilisi të Gjeorgjisë.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe