Gjeorgji,Meta: Të shmangim tatimin
e dyfishtë për transportin deta

Gjeorgji,Meta: Të shmangim tatimin<br />e dyfishtë për transportin deta
Shmangia e tatimit të dyfishtë në transportin detar është marrveshja e cila u diskutua mes kryeparlamentarit Meta dhe zv.kryeministrit të Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili.
 
Ashtu si në takimin edhe me homologun e tij gjeorgjian Meta theksoi se Shqipëria do të mbështetë Gjeorgjinë në rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike.
 
Kreu i kuvendit Ilir Meta garantoi zv/kryeministrin gjeorgjian se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
 
Meta nënvizoi se Shqipëria mbështet objektivat kryesore të politikes së jashtme të Gjeorgjisë për integrim në NATO dhe në BE, në dobi të paqes e stabilitetit në rajonin e Kaukazit.
 
Nga ana tjetër zv/kryeministri i Gjeorgjisë Giorgi Kvirikashvili vlerësoi mbështetjen që Shqipëria i jep vendit të tij dhe ndau bindjen e përbashkët se dy vendet duhet të punojnë së bashku për hapjen e mundësive të reja.
 
Takimi mes Metës dhe Kvirikashvili u bë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare mbi Transparencën parlamentare që po zhvillohet këto ditë në Gjeorgji.
 
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe