Gjeorgji, protesta anti ruse, qindra të plagosur dhe të arrestuar

Bilanc i rënduar pas protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në kryeqytetin gjeorgjian. Më shumë se 240 të plagosur, mes të cilëve 80 policë dhe 300 protestues të arrestuar.

Përleshjet mes të indinjuarve dhe forcave të policisë nisën pas takimit të Presidentit të Parlamentit me deputetin rus Sergei Gavrilov, i njohur si një politikan i afërt me Putin dhe përkrahës i pavarësisë së dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Mijëra njerëz u përpoqën dy herë për të bastisur selinë e asamblesë kombëtare. Sergei Gavrilov

Ndaj qëndrimit përkrahës me protestuesit të Presidentit të Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, Vladimir Putin u përgjigj me një dekret që ndalon linjat ajrore ruse të kryejnë transport komercial në Gjeorgji.

Gjeorgjia dhe Rusia nuk kanë marrëdhënie diplomatike që nga konflikti i vitit 2008, i cili shpërtheu rreth rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, pavarësia e të cilave është njohur vetëm nga Moska, e cila mban aty një prani ushtarake.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur