Gjeorgji, zjarr në një hotel në Detin
e Zi, 12 të vdekur e 10 të plagosur

Gjeorgji, zjarr në një hotel në Detin<br />e Zi, 12 të vdekur e 10 të plagosur<br>
Të paktën 12 vetë u vranë në një zjarr që përfshiu një hotel në Batumi të Gjeorgjisë në Detin e Zi, thonë zyrtarët vendas.

Të gjithë viktimat vdiqën nga asfiksimi i tymit në hotelin 22-katësh, tha ministri i shëndetësisë rajonale Zaal Mikeladze.
gjeorgji

10 vetë të tjerë u dërguan në spital, kryesisht nga efektet e tymit, shtoi ai. Zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrëfikësit por shkaqet e tij janë ende të paqarta.

Më shumë se 100 vetë u evakuan nga hoteli, njoftuan mediat gjeorgjiane.

Mes të plagosurve në spital që po trajtohen janë tre turq dhe një izraelit, tha një zëdhënës i Klinikës Universitare Batumi, por ende nuk ka të dhëna për kombësitë e të vrarëve.

Ministria e brendshme rajonale tha se 16 zjarrëfikëse zjarri dhe 100 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel