Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ligjvënësit, ashtu edhe siç pritej, do të zhbëjnë veton që presidentja Salome Zurabishvili, ndaj ligjit “për agjentët e huaj”. Ky legjislacion shënjestron mediat dhe organizatat joqeveritare që financohen nga qeveri të huaja.
Papuashvili tha më 20 maj se pret që Parlamenti, ku partia në pushtet - të cilës i përket ai - Ëndrra Gjeorgjiane ka numrat, ta zhbëjë veton gjatë seancës së javës së ardhshme.
Zurabishvili vendosi veton ndaj ligjit kundërthënës më 18 maj, pas javësh protesta masive. Gjeorgjianët, që kanë protestuar, kanë thënë se ligji është një mënyrë që Qeveria të heshtë shoqërinë civile - një ligj i ngjashëm është përdorur në Rusi për të shtypur disidencën - dhe besojnë se ai rrezikon rrugën e shtetit drejt integrimeve evropiane.
Kryeministri Irakli Kobakhidze, tha më 20 maj se vetoja e Zurabishvilit është “bllokim i hapësirës për diskutime të shëndetshme” për ligjin në fjalë.
Ligji kërkon që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve nga jashtë, të regjistrohen si organizata që “ndjekin interesat e një fuqie të huaj”.
Mediat amerikane më 19 maj raportuan se kongresisti amerikan, Joe Wilson, që përfaqëson Karolinën e Jugut, po punon në një projektligj për të vendosur sanksione, përfshirë edhe ndalim të vizave për zyrtarët e Qeverisë gjeorgjiane, të cilët janë përgjegjës për shtyrjen përpara të Ligjit për “agjentët e huaj”.
Zurabishvili tha se ajo e konsideron ligjin “të papranueshëm” dhe “në s’përputhje” me rrugën e shtetit drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka paralajmëruar se ky ligj rrezikon vetë ekzistencën e shtetit të Gjeorgjisë. REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor 2024, 20:13
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor 2024, 19:34
-
Presidentja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor
23 Dhjetor 2024, 16:07
-
Të shtëna me armë zjarri në Parlament! Vritet deputeti në rajonin separatist të Gjeorgjisë
19 Dhjetor 2024, 18:04
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
Ish-futbollisti u emërua President, thellohet kriza në Gjeorgji
14 Dhjetor 2024, 17:11
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Gjeorgji/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Arrestohet lideri kryesor i opozitës (VIDEO)
3 Dhjetor 2024, 15:27
-
VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë
2 Dhjetor 2024, 21:03
-
VIDEOLAJM/ Kreu i Komisionit Zgjedhor në Gjeorgji lyhet me bojë të zezë nga zyrtari opozitar
17 Nëntor 2024, 07:34
-
Liga e Kombeve/ Buzëqesh Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina barazojnë 1-1 në Grupin B1
16 Nëntor 2024, 20:04