Gjeorgjiani Z. Sikharulidze shfaq 
"Hamleti"-n me aktorët shqiptarë

Gjeorgjiani Z. Sikharulidze shfaq <br />
TIRANE- Tragjedia "Hamlet"-I, e cilësuar si një nga kryeveprat e Shekspirit po shfaqet këtto ditë në skenën e Teatrit të Metropolit. Vepra do të ngjitet sot në skenë me regji të Zurab Sikharulidze. Regjisori i njohur gjeorgjian për këtë vepër ka angazhuar një kastë aktorësh ndër më të njohurit të skenës së teatrit në vend, por nuk mungojnë dhe emrat të aktorëve të rinj.

Për tragjedinë e Uilliam Shekspirit, "Hamlet", janë angazhuar nëntë aktorë, që interpretojnë 11 personazhet në vepër. Kasta e aktorëve që ka përzgjedhur regjisori Zurab Sikharulidze përbëhet nga Alfred Trebicka me rolin e mbretit, Violeta Trebicka me rolin e mbretëreshës, Shyqyri Çaushaj me rolin e Hamletit, Laura Nezha në rolin e Ofelisë, për të vijuar dhe më të tjerë aktorë që janë Kastriot Ramollari -Polloni, Besmir Haliti-Laerti, Armela Demaj, Bruna Borova, etj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit