Gjergj Bojaxhi bën thirrje për
themelimin e partisë së rë

Ish kandidati i pavarur për Tiranën në zgjedhjet e fundit lokale, Gjergj Bojaxhi u ka bërë thirrje publike qytetarëve, që t’i bashkohen partisë së tij të re. Me anë të një postimi në Facebook, Bojaxhi ka ftuar qytetarët për t’u takuar dhe diskutuar, të shtunën në orën 10.00 në Hotel Tirana. ”Do të kemi mundësi të njihemi, të diskutojmë dhe të paraqesim idetë dhe vlerat që mund të na bashkojnë. Pas këtyre takimeve grupi nismëtar do të përgatisë dokumentet e nevojshme për t’i dhënë jetë dhe formë përpjekjes sonë të përbashkët”, shprehet ish drejtori i KESH në kohën e qeverisjes “Berisha”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Një këshilltar amerikan instalohet pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së