TIRANE- Gjashtë muaj më parë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, i vetëm përballë dy grupimeve të mëdha politike, PD-PS, sot, Gjergj Bojaxhi rikthehet në skenën poitike duke lançuar projektin e ri politik. Rreth 16 mijë votat e kryeqytetasve që shkuan për kandidatin e pavarur, përtej të gjitha pritshmërive, kanë bërë që Gjergj Bojaxhi të ketë gati partinë e re politike, një parti e qendrës së djathtë.
Lajmin e konfirmoi vetë Bojaxhi dje ku ftoi qytetarët e zhgënjyer sipas tij, nga korrupsoni, klientelizmi dhe paaftësia, që të bëhen pjesë e projektit të tij.
/Shqiptarja.com
Lajmin e konfirmoi vetë Bojaxhi dje ku ftoi qytetarët e zhgënjyer sipas tij, nga korrupsoni, klientelizmi dhe paaftësia, që të bëhen pjesë e projektit të tij.











