Gjergj Bojaxhi me bashkëshorten
dhe djalin e tij votojnë në Tiranë

Gjergj Bojaxhi me bashkëshorten<br />dhe djalin e tij votojnë në Tiranë
Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë, së bashku me bashkëshorten e tij Jola dhe djalin e tyre, 18 vjeçar, Aleksandër, votuan sot në qendrën nr. 2 në Tiranë. Bojaxhi uroi shqiptarët për zgjedhjet.

"Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë shqiptare. Uroj te gjithe shqiptaret per festen e Bajramit dhe shpresoj të kemi votime të qeta dhe drejt përparimit të vendit," u shpreh Bojaxhi.

Vota është e secilit dhe asnjë presion nuk mund të ndalojë qytetarët dhe demokracinë tha kandidati i Sfidës.

Gjergj Bojaxhi kandidoi për garën e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e fundit lokale duke surprizuar me rezultatin pozitiv të arritur.

Në këto zgjedhje ai kryeson listën për Tiranën për partinë Sfida për Shqipërinë, ku pas tij renditen Ermal Hasimja, Medlir Mema etj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve