Gjergj Koja: PS të na përfshijë në
pushtetin lokal dhe atë qëndro

Gjergj Koja: PS të na përfshijë në<br />pushtetin lokal dhe atë qëndro
Gjergj Koja , kryetari i Partisë Socaliste të Moderuar i kërkon PS-së përfshirjen ne qeverisjen qendrore dhe atë lokale.

Aleati i majtë kujton se i ka përmbushur të gjitha detyrimet që parashikon marrëveshja parazgjedhore dhe tashmë i takon të mëdhenjve PS e LSI të përmbushin detyrat e tyre.

Është moment i përshtatshëm që Partia Socialiste e Moderuar të jetë pjesë e qeverisjes së koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Europiane si pjesë e këtyre marrëveshjeve, por mbi të gjitha dhe falë kontributit të saj politik si një aleat krejtësisht i besueshëm dhe i qëndrueshëm i Partisë Socialiste që nga moment i formimit të saj dhe kjo ka të bëjë me kodin gjenetik e politik të kësaj partie në drejtimine  saj. Është mirë edhe për vetë Partisë Socialiste që Partia Socialiste e Moderuar të japë kontributet e saj në qeverisjen vendore e qëndrore pasi vendi dhe qeverisja kanë dhe do të kenë akoma më shumë nevojë për rifreskime politike dhe riformatime të shpeshta profesionale” tha Koja. 

Deklaratat Koja i bëri gjatë mbledhjes së aktivit të partisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren