VIDEO-Gjergj Luca i ‘heq’ ‘Non Gratën’ Saliut! Me foton e tij dhe thirrjen ‘Free Berisha” biznesmeni shkon në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut

Biznesmeni Gjergj Luca ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shoqërinë e analistit Ilir Demalia. Ai duket se ka marrë me vete nga Shqipëria dhe hallin e kreut të PD-së, Sali Berisha, “Non Gratën” nga DASH. 

Në një video të publikuar nga vetë Luca, duket se po bën përpjekje galopante për të pastruar imazhin e kreut e PD në sytë dhe letrat e shtetit amerikan.

Me kapelen “Make America Great Again” biznesmeni futet me vrull dhe shpresëplotë në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, për t’i hequr “non gratën” Berishës, ndërsa analisti Demalia nuk humb asnjë moment për të fotografuar këtë moment historik. 

Në fund duket se përpjekjet e Lucës për ç’damkosjen e Berishës kanë rezultuar të pozitive. 

Biznesmeni del nga Gjykata Supreme me foton e kreut të PD-së dhe nënshkrimin “Free Berisha”.

Nga çehrja e tij duket i lemerisur nga çfarë mund të ketë parë e dëgjuar se përse u shpall "non grata" Berisha, por sidqoftë përpjekjet duket se janë marrë parasysh. Të shohim tani.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Gjykata turke urdhëron që Imamoglu të mbahet në paraburgim, kryebashkiaku i Stambollit mohon akuzat

Gjykata turke urdhëron që Imamoglu të mbahet në paraburgim, kryebashkiaku i Stambollit mohon akuzat