Gjergj Luca i përgjigjet akuzave të Pano Sakos: Me idetë e përkushtimin tonë, ne e kemi bërë këtë vend, merreni me partiçka dhe s’keni program në kokë

Biznesmeni Gjergj Luca, i është përgjigjur ekspertit të ekonomisë, Pano Sako, i cili ka hedhur akuza kundrejt tij dhe biznesmenit Samir Mane.

Ditën e djeshme, (19 janar) përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Luca thotë se si ai po ashtu dhe Mane e biznesmenët e tjerë, kontribuojnë për shtetin shqiptar, duke filluar nga pagimi i taksave përmes të cilave i sigurohet dhe rroga pedagogut Pano, e deri te zhvillimi dhe punësimi i mijëra qytetarëve dhe të rinjve shqiptarë.

“Pano dua të të jap një përgjigje për të gjitha akuzat publike që iu më keni bërë. E para: "Ju nuk paguani taksa mor shok", Stop! Ne nuk paguajmë taksa Pano? Ne jo që paguajmë taksa, por me taksat time, me taksat tona është bërë Shqipëria Pano. E mban mend si ka qenë Shqipëria apo ke qenë djalë i vogël. Copë, copë! Dhe ne me idetë tona, me punën tonë, me përkushtimin tonë e kemi bërë këtë vend. Edhe rrogën tënde Pano. Pano ne paguajmë 15% tatim-fitimi. Ne paguajmë 7% evident. Pano, ne paguajmë 20% mbi diferencën e blerjes dhe të shitjes, ndërsa ti flet për atë TVSH, që TVSH është mall e ble, e paguajmë në doganë dhe e shkarkojmë në faturë’, thotë Gjergj Luca.

Teksa iu drejtua partive të reja, një prej të cilave është partia që ai drejton, nisma 'Thurje' Gjergj Luca u shpreh se ato janë pa program dhe vizion.

‘Unë e kam deklaruar që nuk merrem me politikë, por deri në ditën e zgjedhjeve unë do t'iu ngacmoj juve partiçkave të reja me këtë historinë e Shqipëria s'bëhet sepse thoni përralla dhe nuk dini të keni një program në kokë për Shqipërinë tonë, për atë që ne duam, për atë që ne sakrifikojmë. Që kështu Pano, unë jam i vogël para Samirit, por Samir Mane e ca të tjerë është turp që ju t'i përçmoni, t'i fyeni me arrogancën tuaj’, tha ai.

Gjergj Luca i ëshhtë përgjigjur edhe deklaratës së Pano Sakos, i cili iu drejtua biznesmenit dukë i thënë që të heqë punëtorët nga puna.

‘Tjetra: "Paska 5 mijë-6 mijë punëtorë zotëria, po le t'i heqë". Po si t'i heq 5 mijë-6 mijë punëtorë? Hey, Pano ku do na çosh? Në Komunizëm? Kemi zgjedhur të jemi në kapitalizëm. Ku t'i çojmë punëtorët, t'i sjellim te shpija jote? Ja po i heq unë nja 2 mijë vetë, dhe ai Samiri që nuk e doni fare t'i heqë të vetët. E po i sjellim te ty, paguaji ti me fjalë, paguaji ti me ajër. Pano, çfarë bën kështu? Do të mërziten njerëzit me ty të lutem, je duke konkurruar, erdhën zgjedhjet’, tha ai.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Den: 20/01/2025 10:58

    Gjergj ja fut kot Taksat i paguajne shqiptaret pa dallim kur paguan nje sherbim ose blen nje produkt Ti i llogarit te gjitha taksat ne kosto dhe merr fitimin qe do Por ke nje te drejte qe bisnemenet duhen nderuar sepse ndermarrin nje risk kur fillojne nje aktivitet dhe jane force levizese per te ecur perpara Ky eshte kapitalizmi disa shume te pasur disa te pasur disa mezatar dhe te tjeret mezi e shtyjne Ne komunizem ishin te gjthe te varfer te shtypur dhe nuk bleje dot qumesht per femijte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë

‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë