Një 21-vjeçar shqiptar në Gjermani ka rrëmbyer ish-të dashurën e tij 19-vjeçare shqiptare pasi donte që ajo të kthehej në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Osnabrück.
Mediat gjermane shkruajnë se ai e ka tërhequr zvarrë nga rruga ish-të dashurën dhe më pas e ka futur në makinë, ku më pas është larguar me shpejtësi.
Të pranishëm në momentin kur ndodhi ngjarje kanë qenë të pranishëm miqtë e 19-vjeçares të cilët panë të gjithë skenën deh lajmëruan menjëherë policinë. Më shumë se 20 u vunë në punë për kapjen e 19-vjeçarit.
I riu shqiptar nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani.
“Janë vizituar dhe marrë në pyetje dëshmitarët, të afërmit dhe personat kontaktues të të dyshuarit dhe viktimës”, tha policia e Osnabrück.
Të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçarja telefonoi nga Holanda dhe i tregoi një të njohuri se do të ktheheshin përsëri në qytet.
Gjatë mbrëmjes, efektivët gjetën makinën që po kërkohej me të cilën u mor me forcë 19-vjeçarja. Ata arritën të arrestonin 21-vjeçarin shqiptar i cili qëndronte i heshtur gjatë kohës që është tentuar t’i merret dëshmia për ngjarjen.
19-vjeçarja ndodhej gjithashtu në makinë dhe sipas policisë ajo nuk kishte dëmtime fizike ose shenja dhune.
21-vjeçari shqiptar akuzohet për heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë. 21-vjeçari u la i lirë por mbetet në hetim dhe i është ndaluar nga policia që të kontaktojë sërish me ish të dashurën.
“Nuk kishte më arsye për ndalim, 21-vjeçari u lirua nga masat policore”, tha policia e Osnabrück-ut.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.4%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 643
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
Nga Gjermania drejt Mekës, 6 mijë kilometra me biçikletë! Aventura e jashtëzakonshme e çiklistit dhe blogerit të njohur turk
26 Mars, 15:44
-
'Mos i besoni Putinit', armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë
24 Mars, 17:17
-
Itali/ Kthyen shtëpinë në ‘fermë hashashi’, arrestohen 2 shqiptarët! Ja çfarë u gjeti dhe sekuestroi policia
24 Mars, 16:40
-
Greqi/ Përleshje me thika mes shqiptarëve në ‘zemër’ të Selanikut, 2 të plagosur në spital, njëri prej tyre në gjendje kritike! Momenti i ngjarjes (VIDEO)
22 Mars, 22:00
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica e tyre shqiptarë! Pesë vite hetime për t’i zbuluar, vepronin mes Torinos dhe Milanos
22 Mars, 16:01
-
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
22 Mars, 14:36
-
Gjermania miraton pakon e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë eurosh
21 Mars, 20:39
-
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
20 Mars, 09:49
-
Bundestagu miraton miliardat për mbrojtje dhe infrastrukturë
18 Mars, 19:55
-
Trafik kokaine mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet çifti shqiptaro-turk në Bellizona! Pranga dhe një të treti
17 Mars, 17:42