Një gjykatë gjermane e ka dënuar një adoleshente gjermane me origjinë nga Maroku, pasi ajo ka sulmuar me thikë një polic në një stacion treni të Hanoverit, me urdhër të militantëve të Shtetit Islamik.
Siç raporton Reuters, Safia S., 16 vjeçare, me nënshtetësi të dyfishte, është dënuar për vrasje në tentativë dhe për përkrahjen e dhënë grupit Shtetit Islamik.
Ekipi i saj i mbrojtjes në gjykatën e lartë në qytetin jugperëndimor të Karlsruhes, ka thënë se do e dërgojë rastin ne apel, duke e kundërshtuar vendimin për dënimin e saj me gjashtë vjet burg.
Gjermania prej disa muajsh po përballet me dhunë të shtuar nga islamistët, pas një serie sulmesh që janë kryer gjatë vitit 2016.
Më i rëndi ishte kur një maroken i ka dhënë një kamioni në drejtim të njerëzve që festonin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
Gjatë këtij sulmi terrorist më 19 dhjetor, 12 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Prokurorët thonë se Safia S. ka udhëtuar në janar të vitit të kaluar në Stamboll, ku është takuar me pjesëtarë të Shtetit Islamik, prej nga është planifikuar futja e saj në territorin sirian që e kontrollonin IS-i.
Gjatë qëndrimit në Stamboll, ajo ka marrë urdhërin për “sulm martir” në Gjermani.
Vjet, ndersa ishte 15 vjeç, ajo ka goditur me thikë, duke e lënduar seriozisht, një polic gjerman në një stacion treni në Hanover, pasi e ëma e ktheu në Gjermani, kanë thënë prokurorët.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com