Ëndrra e pothuajse të gjithë fëmijëve është të drejtojnë një makinë, të shpejtë, një Ferrari që ‘driblon’ si në rrugët e Formula 1.

Një djalë tetë vjeçar gjerman pothuajse e ka realizuar ëndrrën e tij, megjithëse ka rrezikuar të shkaktojë tragjedi për shkak të paaftësisë së tij.

Në fakt, ai udhëtoi milje dhe milje në autostradë me makinën e fuqishme me kamio automatike të babit të tij, duke tejkaluar shpejtësinë 140 kilometra dhe nuk është ndaluar nga njeri.

Kur 8 vjeçari vendosi të ndalej në një parking, ai u arrit nga agjentët e policisë të cilëve iu tha  "Unë thjesht kam dashur të vozis pak"

Historia u shfaq në Twitter nga policia e Soest, një komunë në shtetin gjerman të North Rhine-Westphalia, e shoqëruar nga mesazhi "fatmirësisht asgjë nuk ndodhi".

Policia po heton për të zbuluar nëse djali ka marrë leje nga prindërit për të vozitur makinën apo ka vepruar ‘me kokën’ e tij.

Gjermania, në tetë vjet duke vozitur në autostradë me 140 në orë dhe askush nuk e ndalon atë.