Një i ri afgan, 17 vjeç, ka plagosur rëndë katër persona në Gjermani, pasi i sulmoi ata me sëpatë brenda në tren, ndërsa tre prej tyre janë në gjëndje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në trenin e linjës ëurzburg-Heidingsfeld, ku i riu ka sulmuar pasagjerët. Sipas dëshmitarëve, ai ka thërritur "Allahu Ekber" dhe më pas ka sulmuar udhëtarët. 
 
gjermani
gjermani
gjermani

Autori i dyshuar mendohet se është qëlluar për vdekje nga policia.

Linja hekurudhore Wurzburg-Heidingsfeld dhe Oschsenfurt është mbyllur menjëherë pas incidentit. Sipas agjencisë së lajmeve DPA, policia ka deklaruar se 3 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore prej plagëve të marra. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com