Gjermani, alarm për bombë në një
avion të linjës Këln-Stamboll

Gjermani, alarm për bombë në një<br />avion të linjës Këln-Stamboll
Pasagjerët e një aeroplani të “Turkish Airlines” u evakuan në Aeroportin e Këlnit në Gjermani pas një alarmi për bombë.
 
Avioni kishte dalë në pistë për tu ngritur kur u detyrua të bënte një ndalesë emergjente.
 
"Nga thirrja telefonike ishte e qartë se thirrësi po synonte një fluturim të Turkish Airlines", tha një zëdhënës i policisë për Deutsche Welle.
 
111 pasagjerë u evakuan nga avioni që do fluturonte drejt Stambollit, ndërkohë që policia bëri kërkime më qen në të gjithë avionin por pa rezultat pasi nuk u gjend eksploziv.
 
Policia e deklaroi gjithçka të sigurtë dhe dha lejen për të vijuar normalisht flurimi për në Stamboll.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza