Sonte në orën 21:00 në stadiumin legjendar ‘Maracana’ zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Botës, Gjermani-Argjentinë. Rrugëtimit të Botërorit i ka ardhur fundi pas 63 ndeshjeve spektakolare që kanë dhuruar gjithçka, gola, emocione, lot, kartonë të kuq, eliminime duke përcaktuar në fund edhe finalistet. Në çdo finale nuk ka favoritë, por kuotat e basteve favorizojnë ekipin e Gjermanisë përballë Argjentinës. Megjithatë trajneri Joakim Lwv nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin duke deklaruar se finalja është e barabartë.
“Argjentinasit janë shumë të rrezikshëm, kanë fituar me diferencë të ngushtë, duke pësuar shumë pak gola. Kanë një mbrojtje të mirë dhe në përgjithësi janë një formacion shumë agresiv. Në këtë përballje na presin shumë më tepër intriga në krahasim me gjysmëfinalen. Në një finale Botërori nuk ka favoritë. Suksesi 7-1 ndaj Brazilit nuk ka asnjë rëndësi, tani duhet që të fitojmë finalen për të bërë të vlefshme edhe rezultatin në gjysmëfinale” deklaroi ai. Në të njëjtën linjë me gjermanin është edhe argjentinasi Sabella.
“Kualitetet e Kombëtares së Gjermanisë i dinë të gjithë. Ne duhet të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme për të mundur Gjermaninë. Jemi të vetëdijshëm që na pret një sfidë e fortë që mund të shkojë edhe me shtesë. Ne jemi përgatitur për gjithçka, ekipi është gati për të dhënë maksimumin. Qëllimi ynë është që të kthehemi në shtëpi me Kupën e Botës, do të ishte dicka e mrekullueshme për të gjithë” deklaron ai.
Përpos trajnerëve përpara finales së madhe kanë folur edhe Mesi me Shvainshtaiger. Argjentinasi, favorit edhe për Topin e Artë të Botërorit shprehet se do të jepte gjithçka, të gjithë trofetë e fituar për Kupën e Botës. “Të fitosh Kupën e Botës është arritja më e madhe, diçka për të cilën ke ëndërruar që i vogël dhe kjo ëndërr nuk shuhet kurrë. Tani do të bëjmë gjithçka që mundemi, për ta kthyer në realitet ëndrrën. Do t’i dorëzoja të gjithë trofetë personalë për t’u shpallur kampion bote. Preferoj më shumë Kupën e Botës sesa Topin e Artë”tha ai. Ndërsa në krahun tjetër Shvainshtaiger, i cili do të mbulojë një për një argjentinasin me qetësi deklaron se nuk janë aspak në presion.
“Po kalojmë një formë të mirë dhe këtë e treguam edhe ndaj Brazilit. Duhet të ruajmë qetësinë. Argjentina është një skuadër shumë e mirë. Ata kanë lojtarë të klasit botëror si Lionel Messi, Angel Di Maria dhe Sergio Aguero. Pa harruar edhe Masceranon në mbrojtje. Për ne nuk do të jetë aspak e lehtë, por nëse i shfaqim të gjitha cilësitë tona dhe tregohemi të zgjuar, mund t’i mundim, nuk ndiejmë asnjë lloj presioni e dimë se finalja do të jetë tjetër histori nga ajo e Brazilit. Gjermania ka shumë futbollistë që kanë luajtur në finale të mëdha dhe ne dimë se si të përshtatemi në situata të tilla, edhe pse kemi vetëm një lojtar që ka luajtur më parë në finalen Kupën e Botës” tha ai.
Për finalen e madhe kanë udhëtuar nga Argjentina më shumë se 100 mijë tifozë, edhe nga Gjermania numri i tifozëve që kanë udhëtuar për të mbështetur ‘pancerat’ është mjaft i madhe, edhe pse jo sa argjentinasit. Finalja pritet që të shënojë një numër rekord teleshikuesish nga e gjitha bota, pasi interesi në të gjitha kontinentet është maksimal. Ndërsa në Brazil, tifozët janë në dilemë të madhe se cilin të mbështesin, pasi Argjentina është rivalja më e urryer e historisë, ndërsa Gjermania u shkaktoi humbjen më të thellë në histori 7-1 në gjysmëfinale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO