Një shtetas maroken është arrestuar në Gjermani dhe është akuzuar nga autoritetet për dhënien e ndihmës për planifikimin e sulmit terrorist në Paris në nëntorin e vitit 2015.
Në sulmin e Parisit, më 13 nëntor të vitit 2015, 130 persona humbën jetën si pasojë e plagëve me armë zjarri dhe shpërthimit të bombave.
Policia dyshon se i arrestuar, Redouane.S, ka qenë pjesë e celulës terroriste të udhëhequr nga belgo-marokeni, Abdelhamid Abaaoud, i cili u vra disa ditë më vonë nga policia në një apartament në Paris.
Prokurorët pretendojnë se i arrestuari kishte dijeni për një takim që u zhvillua në Belgjik më 15 janar 2015, takim ku u planifikua edhe sulmi terrorist në Paris.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com