Një tjetër person është arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se ka pasur lidhje me sulmin terrorist të Berlinit, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë.

Prokurorët federal kanë deklaruar se është arrestuar një shtetas tunizian, 40 vjeç, i cili dyshohet të ketë pasur lidhje me sulmin terrorist të realizuar nga tuniziani, Anis Amir, në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Personi i arrestuar dyshohet se mund të ketë pasur lidhje me sulmin e Berlinit”, ka deklaruar prokuroria federale, e cila nuk ka bërë të ditur identitetin e shtetasit tunizian.

Gjithashtu në telefonin e të arrestuarit është gjetur edhe numri i telefonit i autorit të sulmit, 24-vjeçarit, Anis Amir.

Ende nuk është kërkuar një urdhër arresti zyrtar dhe sipas ligji gjerman, prokurori ka kohë deri të enjten për të kërkuar një të tillë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com