Një tjetër i dyshuar për përfshirje në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin është arrestuar nga autoritetet gjermane.
 
Hetuesit dyshojnë se i arrestuari Bilel A, 26 vjeç, shtetas tunizian, është i përfshirë në planifikimin e sulmit të 19 dhjetorit në Berlin, ku humben jetën 12 persona, ose ka patur dijeni për të.
 
Bilel A, ka konsumuar darkë me autorin e sulmit të Berlinit, Anis Amir,  një natë përpara se të ndodhte sulmi , ku kanë zhvilluar edhe një debat.
 
Bilel A dhe Anis Amir, i cili u vra nga policia Italiane në Milano pas një shkëmbimi zjarri,njiheshin që prej vitit 2015.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com