Gjermani, arrestohet shtetasi sirian
po planifikonte një sulm terrorist

Gjermani, arrestohet shtetasi sirian<br />po planifikonte një sulm terrorist
Autoritetet gjermane kanë njoftuar arrestimin e një shtetasi sirian, 38 vjeç, me akuzën se po planifikonte një sulm terrorist.
 
Sipas policisë, 38 vjeçari sirian, kishte kontakte me ISIS dhe u kishte kërkuar të financonin një sulm terrorist prej 180 mijë me anë të një ndërmjetësi.
 
Nga hetimet e deri tanishme është zbuluar se 38 vjeçari, kishte planifikuar të mbushte me eksplozivë 8 automjete të cilat më pas do t’i hidhte në erë në një lagje të një prej qyteteve të Gjermanisë ose në shtetet fqinje.
 
Policia ka deklaruar se shtetasi sirian ka hyrë në Gjermani në vitin 2014 dhe në vitin 2015 ja bërë kërkesë për azil. Ende nuk është bërë publik identiteti i 30 vjeçarit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf