Të paktën 18 persona mendohet se kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në jug të Gjermanisë ku një autobus është përplasur me një kamion dhe më pas ka marrë flakë.
Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa në bord gjendeshin 46 pasagjerë dhe dy shoferë.
Mediat raportojnë se ende mungojnë shumë pasagjerë të cilët mund të kenë mbetur të bllokuar në autobuz ndërsa ka qënë e pamundur që ata të nxirren të gjallë pasi flakët kanë qënë të fuqishme.
Autobusi është djegur krejtësisht ndërsa shpresat për të mbijetuar janë shumë të pakta.
Në vengjarje shkuan forca të shumta policie, ambulanca, zjarrfikëse dhe helikopterë.
[gallery]22918[/gallery]
Kancelarja Merkel pas ngjarjes ka shprehur ngushëllimet e saj duke i uruar shërim të shpejtë të palgosurve.