Mësohet se Seda Bashaj Jëlldëz, një nga avokatet e angazhuara në gjyqin e celulës terroriste të Nacionalsocialistëve të Nëndheshëm (NSU) [ose e njohur ndryshe si ilegaliteti nacionalsocialist, është kërcënuar me vdekje tre ditë pas vrasjes së Guvernatorit të Kaselit, Walter Lübcke.
Sipas një lajmi të “Hessische Rundfunk” avokatja Jëlldëz ka marrë një faks, ku ajo është kërcënuar me vdekje nga një ekstremist i djathtë 3 ditë pas vrasjes së presidentit të qeverisë së Kaselit, Walter Lübcke [politikani gjerman ishte qëlluar për vdekje më 2 qershor].
“Walter Lübcke e vramë ne. Së shpejti e ke ti radhën”, është shkruar në faksin që i është dërguar avokates me origjinë turke më datën 5 qershor dhe që mban firmat NSU 2.0 dhe Prinz Eugen Ssostubaf.
Mendohet se nënshkrimi Prinz Eugen Ssostubaf është i repartit sulmues “Princi Eugen”, që në ushtrinë naziste ka vepruar në varësi të SS-së.
Kjo njësi luftarake është përgjegjëse për masakrën e madhe në ish-Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Avokatja Seda Bashaj Jëlldëz kishte marrë edhe më parë dy letra kërcënuese.
Në çështjen “NSU” avokatja Jëlldëz kishte mbrojtur në gjyq familjen e Enver Shimshekut, i cili ishte vrarë në vitin 2000 nga “NSU”, ilegaliteti nacionalsocialist gjerman, organizatë që akuzohet për vrasjen në Gjermani të 10 personave, nga të cilët 8 kanë qenë me origjinë turke, për sulme me bomba dhe grabitje të disa filialeve bankare ndërmjet viteve 2000-2007.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha uron CDU-në për fitoren në Gjermani: Mbështetje e madhe për Shqipërinë në BE dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike
23 Shkurt, 19:34
-
Spahiu nga Berlini: Pse në Gjermani sot ishte rekord i pjesëmarrjes në votime për Qeverinë e re
23 Shkurt, 17:53
-
Enver Robelli: Zgjedhjet në Gjermani, qëndrimet e partive politike gjermane ndaj Kosovës
23 Shkurt, 08:43
-
Nesër Gjermania voton/ Zarka: Kemi rritje të ekstremit të djathtë, ja rreziqet! AfD fushatë kundër emigrantëve
22 Shkurt, 15:20
-
Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin nesër qeverinë e re! Sondazhet parazgjedhore nxjerrin Merz në krye me 30% të votave
22 Shkurt, 13:05
-
Nesër mbahen zgjedhjet në Gjermani, analiza e DW: Ja pse janë të rëndësishme për Europën
22 Shkurt, 08:43
-
Sulm me thikë në memorialin e Holokaustit në Berlin, plagoset rëndë një person! Arrestohet autori
21 Shkurt, 21:11
-
Gjermani/ Kandidatja për kancelare e AfD: Weidel jo vetëm ekstremiste e djathtë
21 Shkurt, 11:29
-
Arrestohen dy shqiptarë në Gjermani dhe Britani, pritet ekstradimi! 21-vjeçari kërkohej nga SPAK si pjesë e një grupi të trafikut të drogës (EMRAT)
21 Shkurt, 08:38
-
Gjermania voton të dielën, sondazhet: CDU/CSU fituese, Friedrich Merz pritet të jetë kancelar
20 Shkurt, 15:52
-
Balla takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë: Në fokus marrëdhëniet me dy vendeve dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE
20 Shkurt, 13:11
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt, 10:41