BERLIN, 18 shkurt /ATSH-AFP/ - Qeveria gjermane dënoi sot marrjen e qytetit Debaltseve në lindje të Ukrainës nga separatistët prorusë duke e gjykuar këtë shumë fatale për shpresat e paqes.
"Qeveria gjermane dënon ashpër operacionin ushtarak të separatistëve në Debaltseve (...). Kjo është një shkelje masive e armëpushimit parashikuar që prej të dielës (...) Është shumë fatale për shresat e paqes në lindje të Ukrainës", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.
"Ky operacion ushtarak shkakton një vuajtje të madhe, zhyt akoma më shumë në varfëri popullsinë e rajonit", nënvizoi ai.
"Kjo është një shkelje e paketës së masave, nënshkruar të enjten për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut duke parashikuar vendosjen e një armëpushimi në konflikt", tha Seibert./
/ec/ a.jor.







