Gjermani/ Berlini zgjedh gruan e parë në krye të Bashkisë

Gjermani/ Berlini zgjedh gruan e parë në krye të Bashkisë

Kryebashkiakia e Berlinit, Franziska Giffey

Franziska Giffey u betua gjatë së martës (21.12) para parlamentit të Berlinit, pasi u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve. Vendimi e bën udhëheqësen rajonale të Social Demokratëve (SPD) në Berlin, kryetaren e parë grua të qytetit. Kryetari i senatit, Dennis Buchner, tha se 84 deputetë kishin votuar pro Giffey, ndërsa 52 votuan kundër dhe dy abstenuan.

Giffey, e cila shërbeu si ministre e Familjes deri në dorëheqjen e saj në maj të këtij viti, kishte nevojë për të paktën 74 vota për t'u zgjedhur. Tashmë ajo kryeson qeverinë e landit të kryeqytetit gjerman, e cila përbëhet nga një koalicion mes SPD-së, të Gjelbërve dhe Partisë së Majtë, koalicion që së bashku ka 92 deputetë.

Giffey dha dorëheqjen nga qeveria e fundit e ish-kancelares Angela Merkel, pas akuzave për plagjiaturë në tezën e saj të doktoraturës. Më vonë asaj iu hoq doktoratura. Përpara se t'i bashkohej qeverisë kombëtare në vitin 2018, Giffey ishte më së shumti e njohur si kryebashkiake e qarkut Neukölln në Berlin.

Strehimi, prioriteti kryesor

Në detyrën e saj të re, Giffey ka identifikuar si prioritet kryesor çështjen e strehimit. Rritja e çmimit të qirave në Berlin është një nga temat më të debatuara. Qeveria e Giffey do të duhet të vendosë se si të veprojë në lidhje me rezultatin e një referendumi jodetyrues në shtator, në të cilin votuesit mbështetën idenë që qyteti të shpronësojë rreth 240.000 apartamente nga pronarët e korporatave. Rreth 56% e atyre që votuan ishin në favor të marrjes së masave kundër kompanive të pasurive të paluajtshme, që menaxhojnë më shumë se 3.000 prona. Giffey është shprehur fuqishëm kundër shpronësimit. Vendimi, i votuar të shtunën (18.12) nga delegatët në një konferencë të partisë në pushtet, e vë SPD-në kundër dy partnerëve të saj të vegjël të koalicionit në qeverinë e Berlinit.

Të tria palët nënshkruan të martën (21.12) një udhërrëfyes, duke bërë thirrje për një "partneritet publik privat për ndërtime të reja dhe strehim të përballueshëm". Ndërsa Giffey është gruaja e parë që zgjidhet si kryetare bashkie e Berlinit, Louise Schroeder e SPD-së ushtroi detyrën e kryetares së bashkisë nga maji 1947 deri në dhjetor 1948. Schroeder kish qenë më herët nënkryetare e bashkisë dhe u emërua në detyrë pasi paraardhësi i saj dha dorëheqjen menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore./DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?