Gjermani, BMW tërheq mbrapsh 1
milion makina nga Amerika Veriut

Gjermani, BMW tërheq mbrapsh 1<br />milion makina nga Amerika Veriut<br>
Një million makina janë tërhequr nga tregu në Amerikën Veriore nga pordhuesi gjerman BMW.

Arsyeja se pse e shtyu prodhuesin e BMW të tërhiqte makinat e modelit seria 3 pasi ky ptip rrezikonte përfshijen nga zjarri si pasojë e mbi nxehjes.

“Operacioni i parë parashikon rreth 700 000 modele seria 3 të prodhuara në vitet 2006-2011, për të parandaluar një rrezik të mbinxehjes së sistemit ajror të kondicionuar. Operacioni i dytë përfshin gjithashtu rreth 700 000 makina të pajisura me motorë me gjashtë cilindra, të serisë 3 dhe modele të tjera, të ekspozuara ndaj një problemi me valvulat që mund të shkaktojë shpërthim në raste ekstreme, një zjarr”, deklaroi BMW në një komunikatë.

Numri më i lartë i makinave që do të tërhiqen janë në tregun e SHBA dhe vetëm 15 000 në Kanada.

Prodhuesit e BMW nuk e kanë përjashtuar mundësinë se tregje të tjera mund të preken nga ky efekt pasi dyshohet për probleme të tilla edhe në prodhimet për tregjet e tjera.

Redkasia Online
a.dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme