Gjermani, dënohet me 6 vite burg
16 vjeçarja e akuzuar për terrorizëm

Gjermani, dënohet me 6 vite burg<br />16 vjeçarja e akuzuar për terrorizëm
Dënohet me 6 vite burg terroristja e parë e ISIS vetëm 16 vjec.

Safia S është dënuar në GJermani, pasi një vit më parë vajza me origjinë marokene sulmoi një polic në Hanover duke e plagosur rëndë.

Së bashku me të gjykata ka dënuar edhe bashkëpunëtorin 20 vjecarin Mohammad.Sipas akuzës ai e dinte për sulmin e kryer por nuk kish informuar policinë. Nga burgu Safia ka shkruar një letër ku kërkonte falje për sulmin ndaj policit.

Minorenia prej kohësh ishte nën monitorimin e shërbimeve sekrete. 

Vajza është rritur në një familje shumë fetare.Në 2015 kush ishte vetëm 14 vjeç shkolla e kish piketuar duke i dërguar informacione shërbimeve sekrete sepse vajza kish shprehur qëndrime fondamentaliste.

Safia në janar 2016 kish arritur të arratisej nga aeroporti i Stambollit për të shkuar në Siri dhe për tiu bashkuar Kalifatit. Pas një muaj ajo kthehet në Gjermani dhe me një thikë plagos oficerin e policisë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi