Gjermani, dërgohen 1000 trupa në
Mali, zgjatet misioni kundër ISIS

Gjermani, dërgohen 1000 trupa në<br />Mali, zgjatet misioni kundër ISIS
Kabineti i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka aprovuar sot dërgimin e 1000 trupave në Mali, si pjesë e përfshirjes së Gjermanisë në luftën ndërkombëtare kundër ISIS.

Momentalisht në Mali, Gjermania ka 530 trupa dhe shtimi i tyre ka ardhur si pasojë e një vendimi për tu përfshirë më tepër në luftën ndërkombëtare kundër
ISIS.

Trupat gjermane do të zhvillojnë operacione ushtarake me avionë dhe helikopterë dhe do të jenë pjesë e misionit, MINUSMA, i cili konsiderohet si misioni më i OKB-së ndaj grupeve të tilla si Al-Kaeda.

Gjithashtu, është vendosur që të zgjatet operacioni trajnues në Irak, ku 150 trupa gjermane janë duke trajnuar ushtarakë kurdë të përfshirë në luftën kundër ISIS.

Gjermani ka qenë një nga vendet të cilat grupet terroriste kanë goditur më së shumti gjatë dy viteve të fundit, si pasojë e përfshirjes së saj në luftën kundër tyre.

Redakia Online
D.T/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin