Një gjykatë gjermane ka dënuar një ish-oficer të inteligjencës siriane me katër vjet e gjysmë burg për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit. Prokurorët në Koblenz argumentuan se Eyad al-Gharib, 44 vjeç, kishte ndihmuar në arrestimin e protestuesve në 2011 të cilët më vonë u torturuan dhe u vranë. Ky shënon edhe gjyqin e parë mbi krimet e kryera nga regjimi i Presidentit Sirian Bashar al-Assad. Një tjetër sirian - Anwar Raslan, 58 vjeç, mbetet në gjyq dhe të dy u larguan nga lufta civile në Siri dhe morën azil në Gjermani - por u arrestuan në 2019.
Ditën e sotme është dënuar po ashtu me dhjetë vjet e gjysmë burgim një predikues irakian, që shihej si udhëheqës de facto i grupit militant Shteti Islamik në Gjermani. Ahmad Abdulaziz Abdullah Abdullah, i njohur gjithashtu si Abu Walaa, u dënua për drejtimin e një rrjeti xhihadist, që, siç u tha, radikalizoi të rinjtë në Evropë dhe i ndihmoi ata të udhëtonin në Irak dhe Siri.
Abdullah ka qenë imam në një xhami në qytetin Hilldeshajm, që ka mbledhur besimtarë myslimanë nga gjithë Gjermania. Xhamia, ndërkohë, është mbyllur nga autoritetet. Tre të bashkëpandehurve në gjyq iu dhanë dënime me burgim deri në tetë vjet.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:36
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor, 21:39
-
Refugjatët sirianë në Evropë dhe kthimi i tyre në Siri
24 Dhjetor, 16:42
-
Britanisë i kërkohet të mos lejojë gruan e Bashar al-Assad të shkojë në Londër
24 Dhjetor, 15:23
-
Protesta në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes (VIDEO)
24 Dhjetor, 12:54
-
Enver Robelli: Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë
24 Dhjetor, 09:35
-
Gjermani/ Pas ngjarjes në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve
24 Dhjetor, 08:44
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor, 08:26
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kremlini hedh poshtë raportimet se gruaja e Assadit ka kërkuar divorc
23 Dhjetor, 18:38
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin
23 Dhjetor, 09:38