Gjermani,dështon fëmija-kamikaz
Do sulmonte tregun e festave

Gjermani,dështon fëmija-kamikaz<br />Do sulmonte tregun e festave
Gjermani- Duket se frika nga sulmet terroriste nuk ka të ndalur po tashmë përfshihen edhe fëmijët.

Një vogëlush vetëm 12 vjeç gjermano-iraken tentoi të shpërthente një bombë pranë një tregu Krishtlindjesh në Ludwigshafen, një qytet në juglindje të Gjermanisë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në datën 26 nëntor por u bë publik ditën e sotme.

Por fatmirëisht bomba e prodhuar në mënyrë artizanale nga vetë 12 vjeçari nuk shpërtheu për shkak të një defekti. Lajmi është konfirmuar nga e përjavshmja 'Focus' e cila citon burime policore.

Djaloshi është radikalizuar duke u ndihmuar nga një militant i Shtetit islamik.

E përjavshmja citon se bomba ishte e fshehur në një çantë shpine. 12 vjeçari më parë kish përpjekur të shkonte në Siri t’i bashkohej ISIS por pas ndalimit tashmë është transferuar në një qendër për të rinj.
 
Terrorizmi po bëhet edhe më i frikshëm pasi duket se tashmë po shfrytëzohen edhe fëmijë të cilët shumë shoejt mund të shndërrohen në luftëtarë radikal të shtetit islamik. E parë në këtë perspektivë duket se do të jetojmë sërish nën frikën e sulmeve.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës